Sport

KUPA/ Mourinho pritet si “mbret” në Milano, por Roma e tij eleminohet nga Inter

8 Shkurt 2022, 22:13 Nga DOSJA
KUPA/ Mourinho pritet si “mbret” në Milano, por Roma e tij

ITALI-Rikthim i hidhur i Jose Mourinhos në “San Siro”, me portugezin që u përball për herë të parë si kundërshtar me Interin në çerekfinalet e Kupës së Italisë, por në fund ishin zikaltrit ata që festuan falë fitores 2-0 dhe avancuan në raundin tjetër. Inter pati nevojë vetëm për dy minuta me Dzekon që shënoi pas një topi të dhënë nga Sanchez.

 

Inter vazhdoi sulmet dhe në minutën e 10’ goditja e Barellas u ndal në traversë. Në pjesën e dytë Roma fitoi terren por nuk ishte e aftë të shënonte. Zikaltrit këtë herë ndryshe, nga përballja me Milanin u tregua cinik dhe në minutën e 68’ do të shënonte golin e dytë me Alexi Sanchez.

Roma heq dorë kështu nga një tjetër objektiv dhe tani do t’i duhet të përkushtohet në kampionat, për të zënë një vend në kupat e Europës, ndërsa Inter do të ndjekë si spektator sfidën Milan-Lazio, për të mësuar me cilën do të përballet

E.Ç (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter roma inter roma

Sondazh

Poll