Politike

‘Legen’, qytetari kërkon llogari për 184-n, Manja justifikohet: S’më thërrasin

8 Shkurt 2022, 18:02 Nga DOSJA
‘Legen’, qytetari kërkon llogari për 184-n, Manja

TIRANË– Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka debatuar me një qytetar, i cili i ka kërkuar të përballet me drejtësinë lidhur me dosjen e Dibrës ‘184’ për blerje votash. Qytetari e quan ‘legen’ Manjën dhe i kërkon të përballet me drejtësinë, por Ministri e ka një ‘alibi’. Ai replikon në koment dhe shkruan se është i gatshëm që prej vitit 2016 të përballet me drejtësinë dhe sa herë të thërritet prej saj, por askush s’e ka kërkuar.

Debati në Facebook:

Qytetari: Shko a je burr para drejtesis Legen

Ulsi Manja:…eh mor Veli sa pa informaciom je. Po une kam qe ne 2016 qe them jam ne dispozicion sa here te me therase drejtesia , tani une pa me kerkuar skam si shkoj. Por meqe e paske merak po ti thuaj nje fjale Saliut & Lulit & Co te shkojne se kane shume gjera per te sqaruar atje per shume e shume zullume qe kane mbi shpine !! Dhe po ste pyeten ato se ty te duan vetem per vota, nga une ke vetem te fala Veli dhe sa me shume shendet.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë të pandehurit në manipulimin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Dibër në vitin 2016, u dërgua në gjykatë në fund të vitit që shkoi, ndërsa më 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim. Dosja u nda në dy pjesë. Ish Shefi i Komisariatit të Dibrës Robert Aga, Ish Administratori i Njësisë Administrative Lurë Hasan Hoti, Ish Drejtori i Arsimit Drini Gjeci dhe Ish Administratori i Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda janë të pandehurit për gjykim normal kurse Nuri Meda e Drini Gjeci kanë kërkuar gjykim të shkurtuar. Ulsi Manja është një ndër personazhet e dosjes 184. Në përgjime, ai është kapur duke folur me Agën, të cilit i premtonte ‘diçka më të madhe’ se posti i shefit të komisariatit, por në vend që të përballej me drejtësinë u vu Ministër Drejtësie.

(F.m/Dosja.al) 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike dosja 184 ulsi manja dosja 184 ulsi manja

Sondazh

Poll