Politike

VD-Këshilli i Integrimit, Tabaku: Të mos fshihemi pas vetos bullgare

8 Shkurt 2022, 10:54 Nga DOSJA
VD-Këshilli i Integrimit, Tabaku: Të mos fshihemi pas vetos bullgare

TIRANË – U mblodh Këshilli Kombëtar i Integrimit. N/kryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku kundërshtoi justifikimet e mazhorancës lidhur me ngecien e negociatave për integrim në Bashkimin Europian. Ajo shtoi se nuk mund Shqipëria nuk mund të fshihet më pas vetos së Bullgarisë, e cila ka penguar çeljen e bisedimeve për anëtarësim në Europën e Bashkuar.


“Ne të gjithë biem dakord që duhet vullnet politik. Disa nga deklaratat tona këtu janë teknike dhe të tjerat politike. Nuk mund të fshihemi pas vetos së Bullgarisë as ndaj proceseve që janë jashtë dorës sonë. Ne duhet të bëjmë punën tonë këtu, pavarësisht një date që ndoshta nuk është në dorën tonë”, tha Tabaku.

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe Ministrja e Punëve të Jashtme për Europën Olta Xhaçka.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku këshilli kombëtar i integrimit europian jorida tabaku këshilli kombëtar i integrimit europian

Sondazh

Poll