Politike

Pse s’ishte në Kom.Hetimor? Meta justifikon mungesën: M’u la shumë pak kohë

8 Shkurt 2022, 09:31 Nga DOSJA
Pse s’ishte në Kom.Hetimor? Meta justifikon mungesën: M’u

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka justifikuar mungesën e tij në mbledhjen e Komisionit Hetimor për shkarkimin e tij nga posti i kreut të shtetit. Në 72 përgjigjet që i ktheu Gjykatës Kushtetuese, Meta shkruan se iu dha shumë pak kohë për t’u përgatitur. 

“Komisioni për çështjet ligjore, në funksion të urdhrit politik, komunikoi në mënyrë ultimative me Presidentin e Republikës, duke i kërkuar që për një çështje kaq të gjerë dhe të madhe, të paraqitej në më pak se 20 orë,”-shkruan Meta.

PJESË NGA PËRGJIGJET E METËS:

Ju keni refuzuar të merrni pjesë në seancën hetimore, duke pretenduar se keni pasur takime të programuara zyrtarisht me përfaqësues të lartë të vendeve të tjera. A ka ndodhur në praktikën tuaj që të ndryshoni takimet kur e kanë kërkuar rrethanat? A ka qenë ky shkak për mosparaqitjen tuaj në seancat dëgjimore të zhvilluara nga komisioni hetimor dhe Kuvendi?

Përgjigja: Pyetja nuk është korrekte. Presidenti më së pari, asnjëherë nuk ka refuzuar takimin, madje ka kërkuar të dëgjohet nga Komisioni për çështjet ligjore, që nuk zhvillon seancë hetimore, siç ju referoni në pyetjen tuaj. Lutemi t`i referoheni shkresave të datës 5 dhe 6 maj 2021, të Institucionit të Presidentit, ku ka shprehur gatishmërinë për t`u takuar, diskutuar dhe t`u dëgjuar në Komisionin për çështjet ligjore në datën 10 maj 2021, e duke kërkuar caktimin dhe të orës së takimit. Për më shumë, referojuni shkresave të Presidentit të Republikës nr. 1520/2 Prot., datë 5.5.2021 dhe nr. 1533/2 prot., datë 06.05.2021, dhe qëndrimeve të dorëzuara nga Presidenti i Republikës që në datën 1 korrik 2021 (faqe 88 e në vijim). Komisioni për çështjet ligjore, në funksion të urdhrit politik, komunikoi në mënyrë ultimative me Presidentin e Republikës, duke i kërkuar që për një çështje kaq të gjerë dhe të madhe, të paraqitej në më pak se 20 orë.

LAJMI KRYESOR: ‘Na falni për vonesën’/ Meta nga Presidenca, lexon 72 përgjigjet ndaj GJK

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta pergjigjet e ilir metes ilir meta pergjigjet e ilir metes

Sondazh

Poll