Politike

VD-Kritikat e Tabakut, Balla: S’bëj replika, Bullgaria s’ka gjë me Shqipërinë

8 Shkurt 2022, 10:59 Nga DOSJA
VD-Kritikat e Tabakut, Balla: S’bëj replika, Bullgaria s’ka

TIRANË – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla tha se nuk është në dorën e qeverisë shqiptare vonesa për hapjen e negociatave për integrim në Bashkimin Europian. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin, zyrtari socialist nuk pranoi të replikonte me n/kryetaren e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, e cila tha se qeveria jonë nuk duhet të justifikohet se pengesë për çeljen e bisedimeve me BE është vetoja bullgare. Balla shtoi se Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk asnjë problem me Shqipërinë.


“Shpresoj që brenda këtij 10-vjeçari të jetë përmbushja e BE me vendet e  Ballkanit Perëndimor. Edhe pse nuk është në dorën tonë ngecja e procesit të zgjerimit për arsye që më parë nuk kanë ekzistuar. Ne nuk fshihemi ndaj vetos së Bullgarisë sepse Bullgaria e ka bërë të qartë që nuk ka asgjë me Shqipërinë. Nuk dua të replikoj, ajo që për mua ka rëndësi është që Këshilli Kombëtar i Integrimit të flasë në një zë”, bëri me dije kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike keshilli kombetar i integrimit taulant balla keshilli kombetar i integrimit taulant balla

Sondazh

Poll