Politike

Akuzat për krimet zgjedhore, Këlliçi: Paditem se them të vërtetën

8 Shkurt 2022, 10:31 Nga DOSJA
Akuzat për krimet zgjedhore, Këlliçi: Paditem se them të

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ishte i pranishëm ditën e sotme në një seancë në Gjykatë pasi akuzohet për krime zgjedhore. Nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit pas seancës gjyqësore, në të cilën Këlliçi ishte paditur nga kryetari i Këshillit Bashkiak në Durrës Alfred Mullarai, tha se pala tjetër nuk ishte i pranishëm.

‘Isha në seancë gjyqësore përballë Alfred Mullarait, kryetari i Këshillit Bashkiak Durrës i cili nuk mundet të vijë dhe të përballet në gjyq. Unë paditem për shkak se kam thënë të vërtetën për atë që ka ndodhur në zgjedhjet e 25 prillit. Unë kam marrë dy verdikte pafajësie dhe jam i bindur se drejtësia në këtë rast do të bëjë drejtësi. Arsyeja pse ndodhem këtu është për shkak të tentativës së qeverisë dhe Rilindjes për t’i mbyllur gojën qytetarëve, çdo opozitari që ngre zërin për padrejtësitë në këtë vend.’-tha Këlliçi.

Këlliçi pranon se ka tentativa për manipulim të votës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Për mediat, ai tha se Basha nuk hyri në zgjedhjet vendore të 2019 kur garohej për 61 bashki ndërsa hyn tani kur janë 6 bashki.

‘Patjetër. Të futesh në zgjedhje përballë Ramës dhe të pretendosh se do ketë një proces të rregullt kjo është alogjike. Sigurisht që ka tentativa për manipulim dhe do të ketë, por nuk m,und të flasim për fakte të padokumentuara. Ajo që është habi është fakti që fraksioni i vulës i PD, i Bashës nuk hyri në zgjedhje për 61 bashki në 2019 dhe hyn në zgjedhje për 6 bashki në 2022 me Edi Ramën. Nëse ka shqiptar që e zbërthen unë nuk e di, por e rëndësishme është që ne përmes koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me kandidatë tanë po rikthejmë shpresën qytetarëve opozitarë, por mbi të gjitha atyre që janë përballë Edi Ramës sot.’- tha Këlliçi.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike belind kelliçi belind kelliçi

Sondazh

Poll