Politike

A ke fyer funksionarët publikë? Meta justifikohet: Jam atakuar, i ka frymëzuar Rama

8 Shkurt 2022, 09:18 Nga DOSJA
A ke fyer funksionarët publikë? Meta justifikohet: Jam atakuar, i ka

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka mohuar se ka fyer persona që mbajnë funksione publike. Në 72 përgjigjet e dhëna për Gjykatën Kushtetuese, Meta shkruan se në fakt është ai, personi që është sulmuar me fyerje dhe denigrim nga ana e kreut të qeverisë, Edi Rama. Ndërsa shtoi se nëse ka pasur kthim me të njëjtën monedhë, ka qenë prej fymëzimisht që është marrë nga ana e kreut të qeverisë.

PJESË NGA PËRGJIGJET E METËS:

Kuvendi pretendon se në dalje publike ka patur fyerje ndaj personave me funksione publike. A pranohet ky fakt?

Përgjigje: Presidenti i Republikës është atakuar në të gjitha llojet e formave, dhe kjo fushatë fyerjesh dhe denigrimi është frymëzuar personalisht nga Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministri i vendit Edi Rama. Faktet shumë të rënda publike lidhur me këtë gjenden në qëndrimin e dorëzuar që prej datës 1 korrik 2021, duke filluar që nga vendosja e Posterave të mëdhenj publik vendosur në akset kombëtare të vendit, nga Kryeqyteti, deri në qytete të tjera, ashtu si dhe në aktivitetet politike elektorale të Kryeministrit, i cili me video, foto, fjalë, ka fyer haptazi dhe publikisht Presidentin e Republikës. Këto fakte janë të njohura prej të gjithë shqiptarëve. Për këtë pyetje, kemi dhënë sqarime shteruese, edhe në përgjigje të pyetjes me nr. 2, të relatorit. Është me rëndësi që edhe Gjykata të rishohë dhe tre video ku shfaqen thirrje fyese dhe sulmuese të kryeministrit ndaj Presidentit në disa mitingje/aktivitete. Bashkëlidhur këtij materiali gjeni videot përkatëse në format CD. Për më tepër, lutemi t`i referoheni faqes 66, 70, dhe 97-103 të qëndrimeve të dorëzuara që prej datës 1 korrik 2021. 7.

Nisur nga situatat e krizës në vend siç cituat ju, Presidenti ka bërë përpjekje për t`i adresuar problemet në institucionet përkatëse. I pranojmë se i ka këto shqetësime, në momentin që i bën të njohura publikisht ato, qoftë dhe në situatë krize, a ka detyrimin që kur i shpreh ato, të jetë i përmbajtur? Apo mund edhe të mos jetë?

Përgjigje: Presidenti i Republikës, në mënyrë institucionale dhe ligjore i ka shprehur dhe adresuar gjerësisht problematikat, dhe me vetëpërmbajtjen e tij ka qenë faktori i vetëm institucional ekuilibrues në vend, në një moment kur aktorët politikë kishin tensionuar në ekstrem situatën e cila kishte përshkallëzuar deri edhe me humbje jete. Vetëpërmbajtja, është relative dhe dinamike. E rëndësishme dhe e domosdoshme është që vetëpërmbajtja e Presidentit të Republikës të udhëhiqet nga interesi më madhor i vendit, i mbrojtjes së Kushtetutës si edhe nga proporcionaliteti që diktohet nga rrethanat konkrete dhe sjelljet e aktorëve të tjerë.

LAJMI KRYESOR: ‘Na falni për vonesën’/ Meta nga Presidenca, lexon 72 përgjigjet ndaj GJK

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama ilir meta pergjigjet e ilir metes edi rama ilir meta pergjigjet e ilir metes

Sondazh

Poll