Politike

Investigimi për fondet në Shëndetësi, Meta: Keqmenaxhimi, armik i shëndetit

8 Shkurt 2022, 10:02 Nga DOSJA
Investigimi për fondet në Shëndetësi, Meta: Keqmenaxhimi,

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas artikullit të organizës “Together for Life” e cila ka ngritur shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve. Meta ka ndarë artikullin e publikuar në ‘VOA’ për të cilin thotë se përfundimet kanë treguar se keqmenaxhimi i fondeve për pandeminë është kthyer në armik të shëndetit publik dhe të jetës së qytetarëve.

POSTIMI:

KEQMENAXHIMI I FONDEVE PËR PANDEMINË, ARMIK I SHËNDETIT PUBLIK DHE JETËS SË QYTETARËVE!
Në Shqipëri situata në menaxhimin e fondeve në sektorin e shëndetësisë vijon të ketë mungesa të theksuara sa i takon transparencës dhe llogaridhënies. Pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe Organizata prestigjoze ndërkombëtare “Together for Life” ngre me të drejtë shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve.Sipas “Together for Life”: Prokurimet emergjente për përballimin e pandemisë nuk ishin transparente
Më shumë se gjysma e prokurimeve në shëndetësi, me vetëm 1 operator në garë Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) dhe Qendra Spitalore “Nënë Tereza”, në krye të enteve publike për riskun e lartë të zbatimit të ligjit dhe të përdorimit të fondeve publike
MSHMS, e dyta pas Agjencisë së Blerjeve të përqendruara për numrin e madh të ankesave në Komisionin e Prokurimit Publik
Nga marsi 2020 deri në maj 2021, 18% e totalit të kontratave me kompanitë për furnizime me materiale që kishin lidhje me COVID-19 ishin sekrete. Si pasojë e procedurave të përzgjedhura dhe vakumeve ligjore, disa procedura prokurimi rezultuan jo efektive, duke mos siguruar në kohë pajisjet mjekësore të domosdoshme për situatën COVID- 19.

“Together for Life” publikoi një raport për situatën e shëndetësisë në Shqipëri. Në atë raport është ngritur shqetësimi se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve. Sipas raportit, vetëm 47 për qind e tenderëve të zhvilluar patën kontrata të lidhura dhe afro 16 për qind e procedurave u anulluan. Studimi thekson se gara e hapur u përdor vetëm në 31 për qind të shpalljeve dhe se për to ka një seri ankesash për autoritetet kontraktuese, të cilat, sipas vëzhgimit, përpiluan kritere teknike përjashtuese, duke favorizuar në mënyrë jo të drejtpërdretë kompanitë e lidhura me autoritetin kontraktor.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ilir meta shëndetësia në shqipëri ilir meta shëndetësia në shqipëri

Sondazh

Poll