Politike

Mungon kreu i SHISH/ PD te Siguria: Çfarë ka më të rëndësishme? Të shtyhet mbledhja

8 Shkurt 2022, 09:23 Nga DOSJA
Mungon kreu i SHISH/ PD te Siguria: Çfarë ka më të

TIRANË– Në komisionin e Sigurisë u zhvilluan debate për shkak të mos prezencës së kreut të SHISH, Helidon Bendos. Ishte deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji i cili kërkoi që mbledhja të shtyhej dhe të zhvillohej në një moment kur të ishte prezent Bendo. Salianji pyeti se cila është çështja më e rëndësishme që mund të ketë në dorë Bendo, sesa trajtimet financiare të punonjësve. Ai kërkoi që mbledhja të shtyhej dhe të zhvillohej në një moment tjetër.


DEBATET:

Përfaqësuesja e SHISH: Lidhur me përfaqësimin, për shkak të axhendës e cila u parashikua kohë më parë, mbledhja u zranxhua ditën e djeshme. Të gjithë përfaqësuesit e SHISH janë të gatshëm të japin zgjidhje.

Ervin Salianji: Unë nuk besoj se komisioni njofton ditën e dielë për të hënën. Nuk e di se çfarë ka më të rëndësishme, një herë është kjo kërkesë. Të shtyhet mbledhja derisa të jetë i pranishëm kreu i SHISH, dhe të mbajmë qëndrimin politik, nuk është çështje vetëm teknike. Duhet të mbajmë dhe qëndrim për trajtimin financiar, e shtyjmë, diskutojmë pikën e parë apo të dytën dhe mblidhemi një herë tjetër..

Kjo është çështje që do një qëndrim të qartë e saktë që ka të bëjë me vizionin e drejtimit të zotërisë në krye të shërbimit se mbase mund të kërkojë më shumë trajtim financiar për punonjësit drejtuesi se sa vartësit e tij. Kështu që e shtyjmë mbledhjen e mblidhemi herë tjetër e për të sqaruar publikun për këtë vendimmarrje, pse ndodh tani, edhe nëse ka të bëjë kjo me vendimmarrje që priten të merren në këtë institucion. E shtyjmë besoj kur të ketë kohë, madje këtu janë përfaqësues të popullit, janë më shumë se 20 që vijnë për të dëgjuar dhe mendimin e SHISH drejtuesi i institucionit nuk gjen vend ta lëmë ta zgjedhë kur të dojë e mblidhemi ne i vihemi në dispozicion që në vend të japin këta llogari.

Nasip Naço: Besoj që kjo pikë nuk mbaron sot, në seancën tjetër drejtori do ketë gjithë kohën e nevojshme, varet nga vlerësimi që i bën.

Ervin Salianji: Nëse e keni lajmëruar dje është problemi i komisonit.

Nasip Naço: Njoftimi është bërë në kohën e duhur, s’kam ndërmend të nis komision hetimor apo të bëj kallëzim apo hetim administrativ, besoj duhet të nisim të dëgjojmë. As nuk është nënkuptuar pale për ta kërkuar.

Përfaqësuesja e SHISH: Qëllimi i projektligjit është trajtimi me dinjitet i punonjësve që ndërpresin marrëdhënien financiare të punës kur arrijnë 57 vjeç, para kohës për dalje në pension të plotë që përkon me 65 vjet për burrat e 61.5 për gratë. Shihet si mundësi për ta rivitalizuar institucionin e për të rekrutuar mosha të reja me energji të re e për ecifencë më të lartë për realizimin e shërbimit.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ervin salianji komisioni i sigurise 8 janar 2022 shish ervin salianji komisioni i sigurise 8 janar 2022 shish

Sondazh

Poll