Aktualitet

I vranë djalin në 2015, babai padit autorët, kërkon shpërblim monetar

8 Shkurt 2022, 11:58 Nga DOSJA
I vranë djalin në 2015, babai padit autorët, kërkon

SARANDË– Babai i Edmond Theodhorit, të vrarë në vitin 2015, ka paditur në Gjykatën e Sarandës dy të akuzuarit për vrasjen e djalit të tij. Hamit Mehmeti, ka paditur në Gjykatë Elion dhe Keivi Hysën, për të cilët kërkon shpërblim monetar.

Gjyqtarja Suela Xhani po shqyrton kërkesën e paditësit ,me të paditur Elion dhe Keivi Hysa, me objekt “shpërblim dëmi”. Edhe pse Mehmeti e ka bërë padinë për të dy personat, rezulton se Elion Hysa është gjetur i vrarë në korrik të vitit 2018, në Nikël të Fushë-Krujës.  Ndërsa vëllai i tij Keivi Hysa, u ekstradua në tetor 2019 nga Italia pasi Gjykata e Sarandës e kishte dënuar për vrasjen e Theodhorit.

SI NDODHI VRASJA?

Vrasja e rë riut nga Saranda, Edmond Theodhori ndodhi në 10 korrik të vitit 2015. Policia në atë kohë identifikoi 6 persona që ishin me orgjinë nga Laçi dhe Kruja, si autor të këtij krimi rëndë.

Nga pamjet e një kamere sigurie rezultonte si autor kryesor Eljon Hysa. Gjithashtu u identifikuan dhe shpallën në kërkim dhe personat e tjerë që shiheshin në video, ku mes tyre ishte dhe Kejvi Hysa. Ky i fundit sipas policisë ka qëlluar me shkop bjesbolli dhe me pistolete Thoedhorin dhe e ka lënë të vdekur. Dy vëllezërit u zyrtarizuan ai autorët e vrasjes së biznesmenit.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edmond theodhori hamit mehmeti keivi hysa edmond theodhori hamit mehmeti keivi hysa

Sondazh

Poll