Aktualitet

Gërryenin lumin Mat tek’ Ura e Zogut’, merrnin inerte, arrestohen 3 persona në Lezhë

8 Shkurt 2022, 11:16 Nga DOSJA
Gërryenin lumin Mat tek’ Ura e Zogut’, merrnin inerte,

LEZHË– Tre persona janë arrestuar nga policia në Lezhë, pasi janë kapur duke gërryer te lumi Mat tek’ Ura e Zogut’ e më pas merrnin inertet. Në pranga kanë përfunduar Fitim Mziu, Vladimir Pera dhe Mark Lleshi. Policia bëri sekuestrimin e një ekskavatori dhe të dy kamionëve që shërbenin për marrjen e inerteve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariateve të Policisë Lezhë dhe Kurbin, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, gjatë kontrolleve të vazhdueshme përgjatë shtratit të lumit Mat, falë dhe informacioneve të qytetarëve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Miloti”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:F. M., 43 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin, V. P., 31 vjeç, banues në Lezhë dhe M. Ll., 61 vjeç, banues në Fushë Milot, Kurbin.Këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, tek vendi i quajtur “Ura e Zogut”, në shtratin e lumit Mat, duke gërryer dhe duke marrë inerte me kamionë.Nga shërbimet e Policisë u sekuestrimi i një ekskavatori dhe i dy kamionëve shërbenin për marrjen e inerteve.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.Drejtoria e Policisë Lezhë apelon për të gjithë qytetarët që të mos tentojnë të kryejnë krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ajrit, ndotje të ujërave apo çdolloj krimi tjetër, pasi do të përballen me forcën e ligjit.DVP Lezhë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne lezhe fitim mziu lezhe mark lleshi arrestim ne lezhe fitim mziu lezhe mark lleshi

Sondazh

Poll