Aktualitet

6 Marsi/ PS dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim të kanidatëve për 3 Bashki

8 Shkurt 2022, 11:41 Nga DOSJA
6 Marsi/ PS dorëzon në KQZ kërkesën për regjistrim

TIRANË– Partia Socialiste ka dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, kërkesën për regjistrimin e kandidatëve për Shkodrën, Durrësin dhe Lushnjen. PS dorëzoi kërkesën për regjistrimin e Majlinda Angonit, Emirjana Sakos dhe Eriselda Sefës. Ndërsa për Bashkitë e Vorës, Rrogozhinën dhe Dibrës kërkesat për regjistrim do të dorëzohen në KZAZ-të respektive.

Dokumentet e kandidimit për bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Dibër dorëzohen në KZAZ, ndërsa për 3 bashkitë e tjera, dorëzohen në KQZ, pasi kanë më shumë se 1 ZAZ.

Fushata zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme lokale do të nisë në datën 14 shkurt. Partia Demokratike ka publikuar deri më tani sloganet e kandidatëve të saj për zgjedhjet lokale. Ndërsa Partia Socialiste ende nuk ka bërë një prezantim të tillë.

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit

Zgjedhjet për 6 bashkitë që mbetën pa kryetar, do të mbahen më 6 mars. Deri më tani të gjitha partitë janë regjistruar dhe kanë zyrtarizuar kandidatët. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni, e nga ana tjetër Basha ka zgjedhur Xhemal Bushatin. Në Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë edhe Emirjana Sakon nga PS-ja përveç Luan Hotit. Kryetarja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa, përveç Indrit Sefës nga PD do ketë përballë po ashtu edhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.

Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike partia socialiste zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 partia socialiste zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll