Aktualitet

‘Alkis’/Shqiptarit i zbulohet plaga në pëllëmbë, hetuesit të bindur: Ai është autori

8 Shkurt 2022, 11:02 Nga DOSJA
‘Alkis’/Shqiptarit i zbulohet plaga në pëllëmbë,

GREQI– Zhvillime të tjera për vrasjen e Alkis Kampanos në Greqi. Ka dyshimet se autori që dyshohet se vrau me thikë 19-vjeçarin, mund të jetë shqiptari. Këto dyshime janë ngritur nga plaga që atij iu është zbuluar në dorë. Shqiptari i cili është vënë në pranga së bashku me të dyshuarit e tjerë, ka në dorë një plagë. 22-vjeçari dyshohet se është plagosur nga thika që ka përdorur gjatë sulmit.

Policia ka mundur të zbulojë plagën dhe siç bëjnë të ditur ka dyshime të forta se mund të ketë ardhur gjatë sulmit të kryer ndaj Alkis. Edhe pse i riu ka mohuar se është autori i ngjarjes, hetuesit nuk janë të bindur as nga përgjigjet e tij dhe as nga mënyra se si mund të iu jetë bërë plaga në dorë.  Policët që e kanë trajtuar rastin dhe e kanë marrë në pyetje, tashmë konsiderojnë se kanë në dorë elementin kyç për autorin e vrasjes.

SI NDODHI SULMI?

Mëngjesin se martës, pas ndeshjes së kampionatit helen të futbollit AEK-PAOK, Alkis Kampanos u sulmua me dy miqtë e tij nga një grup huliganësh të PAOK-ut. Autori i vrasjes u identifikua një 23-vjeçar shqiptar me emrin Afksendos Çarçiu, pjesë e ultrasve të PAOK-ut të quajtuir “Bicepsi i Veriut”. Ai rrahu dhe goditi për vdekjen viktimën me kosë. Identifikimi i tij u bë i mundur nga kamerat e sigurisë përreth zonës së Charilou. Efektivët e rendit në Selanik sekuestruan një grup sendesh dhune në një prej zyrave të “Bicepsit të Veriut” në qendër të Selanikut. Rezultoi se mbajtësi i çelësave ishte Çarçiu. Ai u arrestua dhe u dënua me 5.4 vite burg. Vrasësi mohoi të kishte lidhje me sendet e gjetura. Për krimin tronditës, policia greke ka shpallur në kërkim dhe 20-vjeçarin nga Shqipëria Rogers Demirazi, i cili mendohet se fshihet në atdhe. Autori i vrasjes, Afksendos Çarçiu do të përballet nesër me akuzën e vrasjes me paramendim nga Gjykata e Selanikut.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet rajoni alkis kampanos alkis kampanos

Sondazh

Poll