Aktualitet

‘Open Balkan’/ Vuçiç: Gati të flas me Kurtin! Takimi me Escobar&Lajçak, i vështirë

8 Shkurt 2022, 11:02 Nga DOSJA
‘Open Balkan’/ Vuçiç: Gati të flas me Kurtin!

BEOGRAD– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është i gatshëm të bisedojë me kryeministrin Albin Kurti, por vetëm në kuadër të nismës “Open Balkan”. Në një intervistë të dhënë për “TvHappy”, Vuçiç tha se edhe pse nuk e shihte si një lëvizje me sens, sërish ishte gati për të bashkëpunuar me kreun e qeveisë së Kosovës.

“S’shoh shumë sens të bisedoj me Kurtin, por unë jam gjithmonë i gatshëm për këtë. Askush s’ka pasur kokëdhembje nga bisedimi,”-ka thënë Vuçiç. Po ashtu, në fjalën e tij, Vuçiç foli edhe për vizitën e emisarëve të huaj, Gabriel Escobar e Miroslav Lajcak, për takimet me ta tha se kanë qenë biseda të vështira por që s’mund të flasë për detaje. Megjithatë një koment e dha: Ishin shumë të vështira. 

Për emërimin e diplomatit Christopher Hill në postin e ambasadorit të ti të ShBA-së në Beograd, Vuçiç tha se eksperiencat e mëparshme në lidhje me të nuk kanë qenë të lehta, por sërish, “miku” do të mirëpritej.

“Hill është mik i Biden, personazh i skenës diplomatike amerikane që ne njohim. Jo të gjitha eksperiencat janë të lehta, por ne e mirëpresim atë. Faleminderit ambasadorit Godfrey, nuk jemi pajtuar për të gjitha çështjet, por ai ka bërë punë të mira për Serbinë, sidomos në kuptimin e sjelljes së investorëve,”- e mbylli ai.

Kjo është hera e disatë që presidenti serb kërkon bashkëpunim nga ana e Kosovës për nismën që tani ka pjesëmarrës vetëm Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni albin kurti aleksander vucic open balkan albin kurti aleksander vucic open balkan

Sondazh

Poll