Aktualitet

450 kg kokainë brenda anijes në Itali, gjendet me fyt të prerë serbi, mediat:Horror!

8 Shkurt 2022, 11:13 Nga DOSJA
450 kg kokainë brenda anijes në Itali, gjendet me fyt të

ITALI– Një shtetas serb, rreth 50 vjeç, është gjetur me fytin e prerë brenda një anijeje me 450 kg kokainë. Lënda narkotike ishte e fshehur në një kontejner me kafe nga Brazili. Sipas mediave italiane, në bord u gjetën saktësisht 445 kilogramë kokainë, e cila ishte në pritje në portin e Genovas. Përveç viktimës, në bordin e anijes u gjetën dhe u persona të tjerë: Kulmva Kamal dhe Fabio Pape, të cilët përfunduan në prangat e Policisë italiane. Të dy ishin kapur nga kamerat e sigurisë duke mbajtur në krahë lëndët narkotike.

Mediat italiane bëjnë të ditur se vdekja e serbit po hetohet zv/prokurori Federico Manoti dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë kryer vetëvrasje. Megjithatë, është e dyshimtë fakti se arma nuk është gjetur pranë rrjedhjes. Përveç vrajses, paralelisht do të vijojë edhe hetimi për kokainën dhe itinerarin e saj, pasi nga përllogaritja e bërë, vlera e drogës së sekuestruar nëse do të arrinte në treg do të ishte 30 milionë euro.

Po ashtu, nuk dihet se ku ishte destinacioni final i kokainës, pasi së fundmi zakonisht “pako” të tilla kanë ardhur në Shqipëri përmes portit të Durrësit, për të kaluar më pas nëpër Ballkan me destinacion final vendet e Europës Perëndimore. Megjithatë mbetet për t’u zbuluar nga hetuesit e gjitha.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore rajoni itali kokaina ne genova vritet serbi ne itali itali kokaina ne genova vritet serbi ne itali

Sondazh

Poll