Aktualitet

VD-“Në Tiranë e Bruksel ka burokraci, në Napoli jo”, Soreca qesh me thumbin e Ramës

8 Shkurt 2022, 10:41 Nga DOSJA
VD-“Në Tiranë e Bruksel ka burokraci, në Napoli jo”,

TIRANE- Kryeministri Edi Rama vendosi të bënte ironi me burokracitë që sipas tij përballen vendet që duan të integrohen në Bashkimin Evropian. Në Krujë, ku shoqërohej nga ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, Rama tha duke bërë batutë se “ka burokraci në Tiranë e Bruksel, vetëm në Napoli jo”. Por si e priti Soreca? Ambasadori zgjodhi të buzëqeshte duke e marrë me sportivitet këtë deklaratë.


Pjesë nga fjala e Ramës:

Fjala ambasador është formalisht e duhura, por tanimë besoj që të gjithë ata që e njohin dhe e ndjekin aktivitetin e tij, ndajnë mendimin se është më shumë sesa një ambasador. Është një prani shumë aktive dhe një ndërlidhës shumë i volitshëm dhe i dobishëm mes nesh dhe Komisionit Europian. Duke u angazhuar në vetë të parë për të gjitha punët, projektet, sfidat, përpjekjet. Ajo që ne bëjmë kur na takon të dalim së bashku për të komunikuar në momente si ky është vetëm një pjesë shumë e vogël e gjithë asaj pune që bëhet për t’i sjellë gjërat deri këtu. Sepse lufta me burokracinë, lufta me afatet, të gjitha sfidat që kanë projekte ku kërkohet harmonizim i shumë forcave është një luftë e përditshme, kudo qoftë, pa dallim. Në Tiranë, në Bruksel, kudo… vetëm në Napoli nuk ka burokraci, por për momentin ne kemi zgjedhur që të bëhemi pjesë e BE, sipas Brukselit. Mund të vijë dita që ta ndajmë dhe ne mendjen dhe të themi po bëjmë si Napoli dhe Brukseli të vazhdojë me burokracitë e veta.

Kryeministri shqiptar ishte në Krujë bashkë me Sorecën morën pjesë në prezantimin e Muzeut Etnografik dhe grantit të BE për banorët dhe Bonusit të Rijetëzimit të shtëpive të vjetra, në funksion të ekonomisë familjare e turizmit.

(f.g;d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike

Sondazh

Poll