Aktualitet

Mafia serbe eleminoi Ergys Dashin në Ekuador, kush është Zvicer, atentatori i Vuçiç

8 Shkurt 2022, 11:13 Nga DOSJA
Mafia serbe eleminoi Ergys Dashin në Ekuador, kush është Zvicer,

SERBI– Radoje Zvicer, personazhi misterioz, lideri i klanit të Kavaçit mendohet se është personi që ka porositur ekzekutimin e shqiptarit Ergys Dashi në Ekuador. Bashkëpunimi mes dy klaneve, atij “Kovaç” dhe mafias shqiptare në Ekuador ka nisur disa muaj më parë por tashmë është shkatërruar, për shkak të përplasjes në dominimin e tregut të kokainës.

Por kush është Radoje Zvicer? I njëjti personazh është në qendër të lajmeve në mediat serbe, pasi është shpallur në kërkim si personi që do ti bënte atentat presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Lajmi u dha asokohe nga ministri Aleksandër Vulin, që dha garanci se informacioni ishte i saktë dhe se ishte marrë nga Europol. Zvicer është sot një nga personazhet më të rëndësishëm të mafias serbe. Bashkë me Slobodan Kashçan, ai është i njohur si lideri i klanit të “Kavaçit”, përgjegjës për trafikun e kokainës por edhe një sërë vrasjesh dhe krime të tjera.

Ai mundi ti shpëtojë një atentati vitin e shkuar, teksa po stërvitej pranë shtëpisë së tij në Kiev. Atentatorët ishin dy, dhe e qëlluan me dhjetëra herë ku 5 nga plumbat arritën ta kapin. Gruaja e Zvicer, Tamara doli nga shtëpia dhe iu përgjigj me plumba atentatorëve duke i shpëtuar kështu jetën të shoqit. Ndërhyrja e Tamarës i shpëtoi jetën Ziver, i cili që nga ai moment nisi hakmarrjen. Me besimin se atentati ishte urdhëruar nga “Pantera Rozë”, Milan Ljepoja, një tjetër kriminel ballkanas, i zhdukur prej muajsh në Beograd dhe i dyshuar se ka vdekur.  Mendohet se ai është vrarë në Ljepoja në Ripotek me porosi të Zvicer, i cili me vrasjen e Milan, ia del të eleminojë një nga kundërshtarët më të mëdhenj të tij. Në shkurt të vitit 2021, në momentin kur policia malazeze arrestoi Marko Miljkoviç dhe Veljko Belivuk, dy bashkëpunëtorët e tij, ai u arratis.

Por pavarësisht arratisjes, aleanca shqiptaro-serbo-malazeze vazhdoi për muaj me radhë. Ajo u prish zyrtarisht më 22 janar të vitit 2022, kur në Ekuador u vra shqiptari Ergys Dashi. Ai u qëllua me mbi 20 plumba në një restorant në Guajaquil, një nga portet kryesore ku nis trafiku i drogës drejt Evropës. Porosia dyshohet se erdhi nga klani Kavaç, që drejtohet nga Zvicer. Dashi ishte një lidhje e drejtpërdrejt mes mafias shqiptare dhe asaj ballkanase. Vrasësit e Dashit dyshohet se ishin dy, njëri prej tyre mbante në dorë një buqetë me lule, si një mesazh paralajmërimi për pjesëtarët e tjerë të mafias shqiptare në Ekuador. Arsyeja lidhet menjë dyshim se grupi shqiptar i drogës spiunoi tek policia, e cila kapi një ngarkesë të madhe droge të klanit Kavaç, duke bërë që të nisë përballja. Policia kapi ngarkesën dhe serbët nisën hakmarrjen. A do të ndalojë?

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet radoje zvicer vritet ergys dashi radoje zvicer vritet ergys dashi

Sondazh

Poll