Aktualitet

“OFL-ja” paditet në GJK,i dënuari Edlir Hysenaj kërkon shfuqizimin e paketës ligjore

8 Shkurt 2022, 09:28 Nga DOSJA
“OFL-ja” paditet në GJK,i dënuari Edlir Hysenaj

TIRANË – Trupa gjykuese e Gjykatës Kushtetuese është tërhequr për të marrë vendimin për ankesën e Edlir Hysenajt, subjekt i Operacionit Forca e Ligjit. Vendimi u mor pas kërkesës së Këshillit të Ministrave për t’u njohur me dosjen e plotë materiale të çështjes. Procesi do të vijojë në orën 11:30 për t’i dhënë kohë qeverisë për të parë materialin përkatës.

Hysenajt i është sekuestruar një automjet nga OFL. Ai është ankuar fillimisht në Gjykatën e Lartë për të shfuqizuar ligjin e famshëm anti-‘KÇK’, i ideuar nga kryeministri Edi Rama për të vepruar kundër elementëve kriminalë dhe bashkëpunëtorëvë të tyre në sistemin e drejtësisë. Edlir Hysenaj është njëri prej 515 subjekteve të OFL, i cili është kërkuar të deklarojë pasurinë e tij. OFL i dërgoi formularin për të deklaruar pasurinë e tij në 5 shkurt 2020. Pasi iu sekuestrua makina, ai kërkoi shfuqizimin e paketës anti-‘KÇK’ duke u bërë personi i parë që kërkon rrëzimin e kësaj platforme ligjore.

Deri më sot janë verifikuar 255 subjekte të OFL, të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyre, ndërsa pjesa tjetër janë arkivuar. Në total, janë 1970 pasuri ku futen llogari bankare, pasuri të paluajtshme dhe automjete.

Edlir Hysenaj është dënuar për trafik droge dhe mendohet se ka pastruar paratë e kushëritit të tij Emiljano Hysenaj. Ky i fundit është ndaluar në Gjermani për përfshirje në grup kriminal, i cili operonte në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

OFL e mbylli operacionin e saj në 31 dhjetor 2020 dhe materialet po shqyrtohen nga Struktura e Posaçme e Antikorrupsionit (SPAK) dhe Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet anti kck ggjykata e larte gjykata kushtetuese ofl anti kck ggjykata e larte gjykata kushtetuese ofl

Sondazh

Poll