Aktualitet

Dervishaj: Tre shkeljet e kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së Komisionit Hetimor

7 Shkurt 2022, 16:42 Nga DOSJA
Dervishaj: Tre shkeljet e kryera nga Kuvendi ditën e ngritjes së

TIRANË– Këshilltari Ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj ka listuar tre shkeljet që sipas tij ka kryer Kuvendi i Shqipërisë më 7 maj, ditë kur miratoi ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Kreut të Shtetit. Në një konferencë për mediat, Dervishaj tha se vendosja për këtë pikë të rendit të ditës është bërë më 6 maj dhe Kuvendi është mbledhur më datë 7, më pas se 24 orë, ndryshe nga çfarë parashikon rregullorja. Ai citoi më tej dhe dy shkeljet e tjera.


“Një prej shkeljeve të konstatuara nga ana jonë ishte edhe fakti që në datën 7 maj në vitin 2021 kur u miratua ngritja e Komisionit Hetimor, Kuvendi kishte bërë tre shkelje. Rendi i ditës ishte caktuar nga ish-kryetari i Kuvendit në datën 6 maj për në datën 7 maj, pra nëse do t’i kthehemi ngjarjeve, Kuvendi thirrje për këtë ngjarje për një afat më pas se 24 orë. Në rendin e ditës nuk kishte dy çështje, por kishte një. Seanca plenare të nesërmen mori dy vendime, shkelja e tretë që kemi pretenduar kishte të bënte me faktin se referuar rregullores së Kuvendit nuk kishte kërkesë për shtesa në rendin e ditës,”- tha Dervishaj ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: VIDEO LIVE/ Seanca në Kushtetuese, këshilltari i Metës në konferencë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore bledar dervishaj shkarkimi i metes 2 bledar dervishaj shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll