Aktualitet

Çështja ‘Meta’, Dervishaj: Padi në Prokurori,prova shkresore e Kuvendit e manipuluar

7 Shkurt 2022, 12:22 Nga DOSJA
Çështja ‘Meta’, Dervishaj: Padi në Prokurori,prova

TIRANË – Këshilltari ligjor i Presidencës Bledar Dervishaj u shpreh për mediat se kreu i shtetit, Ilir Meta po shqyrton mundësinë të dërgojë padi në prokurori lidhur me çështjen e shkarkimit të tij nga parlamenti. Pas përfundimit të seancës së tretë në Gjykatën Kushtetuese, Dervishaj tha se padia do të dërgohet lidhur me pretendimet e palës mbrojtëse për manipulim të provës shkresore të Kuvendit e datës 4 shkurt 2021. Ai këmbënguli që të nisë sa më shpejt një proces hetimor. Por gjithashtu, përfaqësuesi ligjor i kreut të shtetit nuk bëri me dije se në cilën prokurori do të dërgohet padia e sipërpërmendur.

Kuvendi kishte për qëllim të rrëzoheshin pretendimet e kreut të shtetit. Kur ndodh nga Kuvendi në një proces me kaq rëndësi që nuk duhej të ndodhte, imagjino se ç’duhet të mendojmë ne shqiptarët. Presidenti po shqyrton mundësinë që t’i drejtohet Prokurorisë për këtë çështje. Të fillojë një procedurë hetimore parlamentare për këtë gjë. Gjykata duhet të marrë vendim bazuar në Kushtetutë dhe ligj,”- deklaroi këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishaj.

LAJMI KRYESOR: Shkarkimi i Metës në GJK/Presidenca: Meta mbi palët, u sulmua! PS: Rama, rol politik

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike bledar dervishaj meta ne kushtetuese bledar dervishaj meta ne kushtetuese

Sondazh

Poll