Aktualitet

Tahiri takon familjarët! Pritet të transferohet në burgun e Rrogozhinës (Arsyeja)

7 Shkurt 2022, 15:15 Nga DOSJA
Tahiri takon familjarët! Pritet të transferohet në burgun e

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do ta vuajë dënimin në burgun e Rrogozhinës. Gazetari Ermal Vija shkruan për Abcnews se Tahiri ka zhvilluar takime në ambientet e paraburgimit me familjarët dhe dy avokatët e tij mbrojtës, Maks Haxhiaj dhe Dritan Jahaj. Ndërsa në ditët në vijim pritet transferimi i tij në burgun e Rrogozhinës, kjo për shkak se burgu i Vaqarrit është në rikonstruksion e sipër.

Avokati Jahaj është shprehur se në ditët në vijim do t’i drejtohen me rekurs gjykatës së lartë për vendimin e apelit.

Ish-ministri u dënua nga GJKKO me 3 vite e 4 muaj burg. Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e vitit 2019, dhe e shpalli fajtor Tahirin për shërdorim detyre. Tahiri sipas gjykatës ka lejuar dhe ka ndihmuar përmes njohjeve grupin Habilaj, duke i lehtësuar atyre trafikun e drogës drejt Italisë në këmbim të përfitimeve monetare. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri saimir tahiri denohet saimir tahiri saimir tahiri

Sondazh

Poll