Aktualitet

U arratisën nga komisariati grek, dalin foto të tjera të 5 të dënuarëve

7 Shkurt 2022, 15:41 Nga DOSJA
U arratisën nga komisariati grek, dalin foto të tjera të 5

GREQI – Mediat helene po publikojnë fotot të tjera të 5 të burgosurve (4 shqiptarë dhe 1 pakistanez), të cilët mundën t’ia dalin me sukses të arratiseshin nga komisariati i Hanias mëngjesin e sotëm në Greqi. Deri tani janë zbuluar identitetet e dy prej të dënuarëve (Olis Thoma Prifti, 43 vjeç dhe Ardian Meta 32 vjeç). Shtetasi pakistanez është i moshës 34-vjeçare dhe rezulton fajtor për kryerjen e 3 vrasjeve.

Ata po dërgoheshin në paraburgim e Hanias për të vuajtur dënimet e marra. Teksa sot po mbaheshin në komisariatin e Hanias, ata përfituan nga shpërqëndrimi i gardianëve dhe arritën të thyenin hekurat e qelive. Më pas, mundën të merrnin një furgon dhe pas disa kilometrash ndërruan sërish automjet për t’i shpëtuar ndjekjes dhe gjurmimit nga policia.

Autoritetet helene janë gjetur në befasi nga arratisja e 5 të dënuarëve. Aktualisht, po kontrollohet e gjithë hapësira e Hanias, si dhe janë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë.

Burimi: Iefimerida

LAJMI KRYESOR: Shqiptarët dhe pakistanezi arratisen nga burgu në Greqi! Autoritetet ‘në këmbë’

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptaret arratisen nga burgu grek greqi shqiptaret arratisen nga burgu grek

Sondazh

Poll