Aktualitet

EMRAT/ Mbi 150 kg kanabis drejt Greqisë, dënohen 14 trafikantët

7 Shkurt 2022, 15:06 Nga DOSJA
EMRAT/ Mbi 150 kg kanabis drejt Greqisë, dënohen 14 trafikantët

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kudër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë dënimet për 14 anëtarët e grupit që akuzohet se kanë trafikuar të paktën 150 kilogramë kanabis drejt Greqisë. Mësohet se Gentjan Luto, një prej kryesorëve të grupit është dënuar me 10 vite burg. Ndërsa 13 të tjerët janë dënuar me nga 8 vite burg e tetë muaj secili.

Dënimet për grupin:

Gentjan Luto, dënohet më 10 vite burgim.
Artur Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burgim.
Florenc Luto, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj.
Elisabeta Laçi, dënohet me 8 vite burg.
Saimir Dushku, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj
Gramos Saliaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Edmir Asllanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Ervin Muçaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Gentian Xheka, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Agim Myrtaj,dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Elidjon Xhanaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj
Petrit Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 4 muaj burg
Behar Kasaj, dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg
Arjan Lushkaj dënohet me 8 vite dhe 8 muaj burg

Gjatë muajve prill-maj 2019 ata janë organizuar në të paktën tre raste të trafikimit, ku dy prej tyre kanë mbetur në fazën e tentativës. Nga hetimi i kryer ka rezultuar e provuar se të pandehurit kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të “grupit të strukturuar kriminal”, me qëllim trafikimin e lëndës narkotike, në drejtim të shtetit grek. 

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll