Aktualitet

Vendimi brenda 30 ditëve! Shkarkimi i Metës në GJK, Presidenca: Procedurat janë nul!

7 Shkurt 2022, 06:55 Nga DOSJA
Vendimi brenda 30 ditëve! Shkarkimi i Metës në GJK, Presidenca:

TIRANË– Palët kanë folur! Tani togat e zeza në Gjykatën Kushtetuese janë tërhequr për të marrë një vendim lidhur me shkarkimin apo jo të presidentit Ilir Meta, të cilin maxhoranca e akuzon për shkelje të rënda të Kushtetutës. Por vendimi pritet që të publikohet i zbadhur brenda 30 ditëve, duke nisur që nga sot. Për vendimin e shkarkimit të presidentit të Republikës, nga ana togave të zeza të Gjykatës Kushtetuse nuk do të ndiqet procedura e zakonshme e shpalljes së vendimit menjëherë pas seancës plenare, por është zgjedhur që vendimi të publikohet i zbardhur. Me procedurë normale, fillimisht merret vendimi dhe më pas pritet 30 ditë për zbardhjen e plotë të argumentave të togave të zeza referuar pretendimeve të palëve.

Seanca për shkarkimin e Metës, ka nisur mëngjesin e sotëm, që prej orës 10:00 të mëngjesit, ku stafi dhe përfaqësuesit ligjorë të presidentit kanë “kopsitur” të gjitha diskutimet përfundimtare, por edhe sot Ilir Meta nuk ishte në sallë. Ndërsa në “bankën” përballë ndodheshin tre përfaqësuesit e Kuvendit, Taulant Balla, Lindita Nikolla dhe Klotilda Bushka. Përfaqësuesit ligjorë të presidentit Ilir Meta refuzuan që të lexonin përgjigjet e 72 pyetjeve të bëra nga Kuvendi duke e konsideruar këtë etapë të gjykimit si të përmbyllur, edhe pse e kanë detyrim ligjor që të japin përgjigje para togave të zeza. Më pas, Gjykata Kushtetuese me kërkesë të përfaqësuesve të Presidentit vendosi që t’iu lërë një orë afat palëve, me qëllim që këta të fundit të paraqesin konkluzionet përfundimtare.

Pas rikthimit në sallë, i pyetur nëse Presidenti e ka respektuar rolin e tij për të qenë mbi palët, këshilltari i Metës për çështjet ligjore, Bledar Dervishaj tha se kreu i shtetit e ka bërë “detyrën” e tij gjatë gjithë mandatit por, shtoi se “fajin” për të gjithë sulmet ndaj tij i ka kryeministri Edi Rama, që e ka sulmuar publikisht, duke vërtetuar me video pretendimet e tij. Në këtë moment të argumentimit të mbrojtjes ka ndërhyrë menjëherë Klotilda Bushka, e cila pretendon se kreu i qeverisë Rama ka një rol politik, ndaj dhe i “lejohet” retorika ndaj kundërshtarëve, duke shtuar se ai gjykohet nga publiku.

Ndërsa nga ana e tyre, përfaqësuesit e Kuvendit këmbëngulën që Gjykata Kushtetuese të miratojë fajësinë e Presidentit për shkelje të rëndë të Kushtetutës, në mënyrë që të mos kthehej në precedent për pasardhësit e tij në detyrë. Gjithashtu, në mbrojtjen e tyre shtuan se Presidenti ka sulmuar institucionet gjyqësore, përfaqësuesit ndërkombëtarë por edhe ka mbajtur anë në zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit, sipas tyre duke shkelur rëndë detyrimin e betimit për t’i shërbyer interesit të përgjithshëm. Po ashtu, për ta retorika e presidentit ka qenë e dhunshme dhe ka frymëzuar dhunë.

Presidenca, e përfaqësuar nga Bledar Dervishaj foli për shkelje të procedurës nga Kuvendi (që tashmë është zëvendësuar), bën nul të gjithë procedurat e ndjekura për shkarkimin e kreut të shtetit me 104 vota “pro”. Madje përdori si shembuj dhe një provë që sipas tij, provon qartë që maxhoranca ka “futur duart” në një prej shkresave të sjella nga Kuvendi duke i ndrshuar datën dhe përmbajtjen. Pasi dëgjuan pretendimet e të dy palëve, anëtarët:  Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja kanë 30 ditë kohë për të përpiluar të plotë dosjen për shkarkimin e numrit një të shtetit.

SI ARRITI SITUATA DERI KËTU?

Maxhoranca ngriti një komision hetimor për shkarkimin e Presidentit, i cili sipas tyre ka kryer në mënyrë të përsëritur disa akte dhe sjellje që përbëjnë shkelje të rënda dhe flagrante të Kushtetutës. Meta u përfshi në një sërë replikash të ashpra dhe përplasje me Partinë Socialiste ku në fokus ishin zgjedhjet e 25 prillit, duke përdorur deklarata si: “do t’i presim dorën atij që prek votën”, apo “bëni gati sfurqet dhe kosat”. Po ashtu, Meta kishte dhe përplasje me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Pas përfundimit të punës nga Komisioni Hetimor, Kuvendi i Shqipërisë, miratoi me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 e pavlefshme raportin përfundimtar i Komisionit Hetimor.

Zyrtarisht mandati i Metës si President përfundon zyrtartisht më 24 Korrik të vitit 2022, por në rast të një shkarkimi të mundshëm, Meta automatikisht nuk mund të ushtrojë më asnjë kompetencë dhe rolin e tij e merr kreu i Kuvendit, konkretisht kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Deri në zgjedhjen e emrit tjetër në krye të shtetit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Përfundon gjykimi për shkarkimin e Metës, Balla: Tani të heshtim, respektojmë GJK!

Seanca për Metën/ Tërhiqet Gjykata Kushtetuese: Vendimi pas 30 ditëve

Seanca/ Pretendimet përfundimtare, Dervishaj: Kuvendi ka shkelur procedurën

Çfarë ndodh nëse GJK vendos për shkarkimin e Metës, ‘REL’ zbardh skenarët

Kushtetuesja nis seancën për Metën, këshilltari i presidentit ka një kërkesë

‘Do u përgjigjem 72 pyetjeve’/ Meta ‘harron’ seancën, del xhiro nga Liqeni

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ilir meta shkarkimi i metes 2 ilir meta shkarkimi i metes 2

Sondazh

Poll