Aktualitet

Shtyhet gjyqi ndaj Enkelejda Hoxhës, mungonte gjyqtari Erion Çela 

7 Shkurt 2022, 14:46 Nga DOSJA
Shtyhet gjyqi ndaj Enkelejda Hoxhës, mungonte gjyqtari Erion

TIRANË– Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha. Shkak për shtyrjen e sotme është bërë mungesa e gjyqtarit të çështjes, Erion Çela, por nuk dihet arsyeja se përse magjistrati nuk ndodhej në sallën e gjyqit. Ndaj dhe seanca e radhës është caktuar të zhvillohet pas një jave, më 14 shkurt, ku Hoxha do të kërkojë sërish ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”. 

Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit 2021 bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet enkelejda hoxha erion çela enkelejda hoxha erion çela

Sondazh

Poll