Aktualitet

Arratisja në Greqi! Vihen nën hetim 5 punonjës policie, ‘blindohen’ aeroportet

7 Shkurt 2022, 16:14 Nga DOSJA
Arratisja në Greqi! Vihen nën hetim 5 punonjës policie,

GREQI– Pesë punonjës policie janë vënë nën hetim pasi akuzohen se kanë ndihmuar pesë të dënuarit (4 shqiptarë dhe 1 pakistanez) që të arratisen nga qelitë e parabugimit në Chania. Mediat greke shkruajnë se të pestë kanë qenë në shërbim natën gjatë të cilës të dënuarit supozohet se kanë sharruar kangjellat e dritares së banjos. Në mënyrë krejt të pashpjegueshme, pas kangjellave, pesë të dënuarit kanë arritur të shembin dhe murin, por efektivët nuk kanë parë asgjë!

Njoftimi:

Me vendim të Shtabit të Policisë Helenike, është urdhëruar hetimi ndaj pesë (5) punonjësve të policisë (oficer dhe katër (4) të rinj) të Departamentit të Gjykatave të Transferimit të Chania, lidhur me arratisjen e (5) të arrestuarve.

Policia ka nisur një kërkimet, ndërkohë që mësohet se janë blinduar portet e aeroportet në Kretë. Në momentin që të arratisurit do të tentojnë të kalojnë kufirin, do të prangosen.

LAJM KRYESOR: EMRAT + FOTO/ Shqiptarët e pakistanezi arratisen nga burgu në Greqi! (Zhvillimet)

(F.M/DOSJA.AL)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptaret arratisen nga burgu grek shqiptaret arratisen nga burgu grek

Sondazh

Poll