Aktualitet

Gara për 6 bashkitë/ PD prezanton 6 kandidatët e saj me sloganet përkatëse(PROFILET)

7 Shkurt 2022, 09:27 Nga DOSJA
Gara për 6 bashkitë/ PD prezanton 6 kandidatët e saj me sloganet

TIRANË– Partia Demokratike prezantoi sot sloganet për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit për bashkitë Shkodër, Durrës, Dibër. Lushnje, Rrogozhinë dhe Vorë. Thelbi i mesazhit të këtyre sloganevë është shërbimi për qytetet dhe qytetarët. Indrit Sefa (Lushnje), Ferdinand Saraçi (Rrogozhinë), Luan Hoti (Durrës), Ymer Marku (Vorë), Xhemal Bushati (Shkodër) dhe Luan Haka (Dibër) janë fytyrat e partisë më të madhe opozitare që do të sfidojnë kundërshtarët për të marrë drejtimin e këtyre bashkive.

Kandidati Sefa, duke përmendur historikun e familjes dhe kontributin në formimin e shtetit shqiptar, kërkon që të gjithë të zgjedhin një patriot për të drejtuar Lushnjen. Ndërsa Saraçi në Rrogozhinë u premton qytetarëve se do të punojë me ta. Nga ana tjetër, Luan Hoti në Durrës rendit kontributet e tij në qytet dhe në radhët e degës së PD-së. Kandidati demokrat për  Vorën Ymer Marku ka ndarë arritjet e tij në periudhën kur ka qënë në krye të komunes së Bërxullës.

Xhemal Bushati në Shkodër e prezantoi veten si pinjoll të një familjeje me tradita të larta qytetare dhe pasardhëse e Bushatllinjve, ndërsa sa i përket karrierës së tij politike, Bushati ka përfaqësuar PD në këshillin bashkiak të Shkodrës duke mbajtur dhe postin e kryetarit. Kandidati për Dibrën, Luan Haka ka ushtruar funksionet e drejtorit të Auditit në Prefekturën e Dibrës, Drejtor i Drejtorisë rajonale të rrugëve dhe drejtor i ISKSH.  

Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit

Zgjedhjet për 6 bashkitë që mbetën pa kryetar, do të mbahen më 6 mars. Deri më tani të gjitha partitë janë regjistruar dhe kanë zyrtarizuar kandidatët. Në Shkodër, Berisha garon me Bardh Spahinë, ndërsa PS me Majlinda Angoni, e nga ana tjetër Basha ka zgjedhur Xhemal Bushatin. Në Bashkinë Durrës, Ardian Muka do të ketë përballë në këtë garë edhe Emirjana Sakon nga PS-ja përveç Luan Hotit. Kryetarja e komanduar në Lushnje, Eriselda Sefa, përveç Indrit Sefës nga PD do ketë përballë po ashtu edhe Elton Banon, kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.

Për Rrogozhinën do të “luftojnë” Edison Memolla i PS me Hekuran Xhanin e po ashtu për postin e kreut të qytetit do të garojë edhe Ferdinand Saraçi, ndërsa në Dibër, Përparim Kryemadhi, i zgjedhuri nga Primaret, do të ketë përballë socialistin Rrahim Spahiu. Por kundër të dyve do të jetë Luan Haka. Në këto zgjedhje të pjesshme, PS dhe PD do të hyjnë të vetme në zgjedhje, ndërsa Berisha ka zgjedhur të bëjë një koalicion me LSI-në, duke krijuar “Shtëpinë e lirisë”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Zgjedhje e 6 marsit, kandidati i PD Luan Haka: Me përkushtim për Dibrën

“Me dashni për Shkodrën, me përkushtim për ju”, PD prezanton Xhemal Bushatin

‘Me përkushtim’/ Marku për Bashkinë e Vorës, PD: Në shërbim të halleve të banorëve

‘Ka punuar fort për qytetin’/ Luan Hoti garon për Durrësin, PD: Në shërbimin tuaj

PD nis promovimin e kandidatëve: Njihuni me Ferdinand Saraçin, në krah të njerëzve

“Një patriot për Lushnjen”/ Kandidati i PD zbulon sloganin: Në shërbimin tuaj

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike ferdinand saraçi indrit sefa koalicioni shtepia e lirise luan haka luan hoti partia demokratike xhemal bushati ymer marku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 ferdinand saraçi indrit sefa koalicioni shtepia e lirise luan haka luan hoti partia demokratike xhemal bushati ymer marku zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll