Aktualitet

E shkarkuan, KLP pezullon përfitimin financiar të ish-prokurorit Bujar Memia

7 Shkurt 2022, 14:08 Nga DOSJA
E shkarkuan, KLP pezullon përfitimin financiar të ish-prokurorit Bujar

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka marrë vendimin për pezullimin e përfitimit financiar të ish-prokurorit të Krujës, Bujar Memia, i cili u shkarkua nga detyra si hetues në janar të këtij viti. Në mbledhjen e sotme, masa e pezullimit të pagës do të jetë deri në 50% dhe ky vendim do të mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër të nxjerrë nga Këshilli i Posaçëm i Apelimit.

Ai u shkarkua nga KLP, tre muaj nga kërkesa e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë se Memia kishte shkelur ligjin duke favorizuar lirimin e të dënuarit Hekuran Billa. KLP pas hetimit doli në përfundimin se Memia kishte kryer shkelje të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.

Për ish-prokurorin, ILD-ja shprehej se kishte shqyrtuar mbi 25 vendime ku dilte në përfundimin se ai nuk e kishte uushtruar detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Memia ka qenë prokuror i çështjes së lirimit të Hekuran Billës, i vrarë në 11 qershor në Komunën e Parisit dhe kjo është një nga çështjet për të cilat ai akuzohet se ka favorizuar në lirimin e të dënuarit. Në lidhje me këtë çështje është shkarkuar edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila vulosi lirimin e Billës dhe tashmë ndodhet pas hekurave.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bujar memia keshilli i larte i prokurorise bujar memia keshilli i larte i prokurorise

Sondazh

Poll