Aktualitet

Drogë, vjedhje, dhunë dhe plagosje e lehtë, arrestohen 10 persona në Tiranë

7 Shkurt 2022, 14:07 Nga DOSJA
Drogë, vjedhje, dhunë dhe plagosje e lehtë, arrestohen 10 persona

TIRANË – Policia e kryeqytetit arrestoi gjatë ditës së sotme 10 persona për kryerjen e veprave të ndryshme penale si: posedim droge, dhunë, vjedhje, plagosje me dashje dhe drejtim automjeti në gjendje të dehur.

26-vjeçari J.B. u kap teksa iu gjet gjatë kontrollit drogë e llojit cannabis sativa. Për lëndë narkotike kokainë u vendos në pranga 32-vjeçari S.D. 25-vjeçari R.P. u kap pasi u ndalua për vjedhje.

Për dhunimin e bashkëshortes u ndalua S.K., 26 vjeç. I riu A.M., 20 vjeç ra në pranga për shkak se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kushërirës së tij.

B. D., 52 vjeç, M. I., 35 vjeç, F. B., 29 vjeç, R. H., 44 vjeç, G. H., 38 vjeç, u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

34-vjeçari N.P. u procedua penalisht pasi ka lënduar me grusht B.I., 44 vjeç për motive të dobëta.

NJOFTIMI I POLICISË SË TIRANËS:
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– J. B., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa;

– S. D., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 bënë kapjen e shtetasit R. P., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”. 25-vjeçari i kaloi strukturave të DVP Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S. K., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 20 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kushërirës së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagragrancë të shtetasve:

– B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

– M. I., 35 vjeç, F. B., 29 vjeç, R. H., 44 vjeç, G. H., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 proceduan penalisht shtetasin N. P., 34 vjeç, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi ka goditur me grusht, për motive të dobëta, shtetasin B. I., 44 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 10 persona në tiranë arrestohen 10 persona në tiranë

Sondazh

Poll