Bota

Vrasja me kosë e Kampanos, afat për pendesë deri të mërkurën për 8 arrestuarit

7 Shkurt 2022, 12:42 Nga DOSJA
Vrasja me kosë e Kampanos, afat për pendesë deri të

GREQI – Gjykata e Selanikut u la afat deri të mërkurën 8 të arrestuarve për vrasjen e tmerrshme të 19-vjeçarit grek Alkis Kampanos në lagjen Charilau për të pranuar pendesën. Deri në këtë afat ata do të qëndrojnë në qelitë e burgut.

Pas leximit të vendimit, grupi i të arrestuarve u përcoll në automjetet e policisë nga forca të shumtë të rendit. Sipas të dhënave të reja, pretendohet se studenti Kampanos, tifoz i skuadrës së AEK-ut u godit nga dy persona të moshave 19 dhe 20 vjeç, ku njëri prej tyre e qëlloi me levë, ndërsa tjetri me kosë. Personi që mbante kosën pretendohet se është me kombësi shqiptare.

Aktualisht, i arrestuar po mbahet dhe 23-vjeçari Afksendos Çarçiu (Tzarziu). Ai u akuzua fillimisht si njeri që vrau Kampanosin, por të dhënat e reja hetimore provuan se ai nuk ka qenë direkt i përfshirë në masakrimin e të riut grek. Ai është dënuar me 5.4 vite burg për mbajtje të sendeve të rrezikshme: thikë, shufra hekuri, doreza, etj., që u gjetën në një zyrë të ultrasve të PAOK-ut “Bicepsi i Veriut” në Selanik.

Para se të dërgoheshin në sallën e gjyqit,, të arrestuarit u sulmuan verbalisht nga familjarë të viktimës Kampanos me fjalët “vrasës dhe bastardë”.

LAJMI KRYESOR: Vrasja e tifozit grek! Të arrestuarit zbulojnë ‘autorin’, shqiptari ende në kërkim

BURIMI: Newsbomb.gr

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni afksendos çarçiu (tzarziu) alkis kampanos vrasja e tifozit ne greqi afksendos çarçiu (tzarziu) alkis kampanos vrasja e tifozit ne greqi

Sondazh

Poll