Aktualitet

Kokainë gati për shitje, arrestohen nga policia dy persona në Dibër (Emrat)

7 Shkurt 2022, 11:03 Nga DOSJA
Kokainë gati për shitje, arrestohen nga policia dy persona në

DIBËR – Policia e Dibrës vuri në pranga dy të rinj pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike të llojit kokainë me makinën e tyre. Sipas informacioneve, të ndaluarit janë Besart Kamberi, 26 vjeç dhe Ernest Demiri, 24 vjeç. Dy të rinjtë kishin përgatitur sasinë e drogës në doza të vogla duke e vendosur në makinën e tyre tip “Fiat”. Efektivët e sektorit të antidrogës në Dibër kishin marrë informacione paraprake Kamberin dhe Demirin.

NJOFTIMI I POLICISË SË DIBRËS:
Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza.

Vihen në pranga dy shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë dhe të informacioneve të marra në rrugë policore se dy shtetas që qarkullojnë me një automjet tip ‘Fiat’, shpërndajnë lëndë narkotike, forcat e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e mjetit të dyshuar, me të cilin udhëtonin dy shtetas.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjet një sasi lëndë narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(d.v/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksion anti-drogë në dibër arrestohen 2 persona ne diber aksion anti-drogë në dibër arrestohen 2 persona ne diber

Sondazh

Poll