Sport

Ronaldo njeriu më i pëlqyer në Botë, kalon 400 milion ndjekës në Instagram

7 Shkurt 2022, 10:38 Nga DOSJA
Ronaldo njeriu më i pëlqyer në Botë, kalon 400 milion

ANGLI – Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, është personi më i ndjekur në Instagram dhe i pari që ka kaluar shifrën e 400 milionë ndjekësve.

“Ylli” portugez, i cili sapo ka mbushur 37 vjeç, u bë më i ndjekuri në Instagram kur në shtator 2021 arriti 237 milionë ndjekës. Në vetëm gjashtë muaj, Cristiano Ronaldo ka shtuar me 163 milionë ndjekës në Instagram.

Në historinë e tij në Instagram, ish-lojtari i Real Madridit ka 3242 postime me një mesatare prej 10 milionë “like” në secilin prej tyre dhe ndjek vetëm 500 persona. Lioel Messi, rivali i madh i CR7 në fushën e blertë ka plot 307 milionë ndjekës në Instagram dhe renditet në vendin e tretë, pasi mes dy “yjeve” të futbollit, që kanë fituar në total 12 topa të artë, qëndron Kylie Jenner me 309 milionë ndjekës.

Po cila është llogaria më e ndjekur në Instagram? Llogaria më e ndjekur në Instagram është… e vetë rrjetit social Instagram, që numëron më shumë se 469 milionë “followers”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #manchesterunited cr7 instagram ronaldo #manchesterunited cr7 instagram ronaldo

Sondazh

Poll