Sport

Neuer shndërrohet në legjendë: 310 fitore me Bayern, duke barazuar rekordin e Kahn!

7 Shkurt 2022, 05:27 Nga DOSJA

GJERMANI – Rekordet janë për t’u thyer dhe Manuel Neuer e ka si qëllim për ta bërë këtë. Portieri i Bayern Munichut, për momentin, është “i kënaqur” me barazimin e nje rekordi që ka vendosur një legjendë si Oliver Kahn.

Në 310 fitore shkoi numri për mbrojtësin ekstrem gjerman me klubin e tij Bayern Munich në Bundesligë, e fundit kundër Leipzig. Një rezultat që i lejon atë të barazojë atë të administratorit aktual bavarez.

Klubi nuk ka lënë pa festuar momentin historik të arritur, nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale: “310 fitore të Bundesligës për Manuel Neuer që barazohet kështu me numrin e sukseseve të Oliver Kahn në krye të renditjes së të gjitha kohërave”.

Në postimin e Bayernit ka edhe një fotomontazh të bukur me dy portierët që përshëndeten në shenjë respekti.

Në Instagram, portieri nga ana e tij, shkruajti: “459 ndeshje, 310 fitore. Për mua është një nder i madh të arrij këtë moment historik dhe ta ndaj me një legjendë si Oliver Kahn”. Të gjitha të shoqëruara me një hastag që nuk lë vend për interpretime #moretocome. Por Neuer nuk ka ndërmend të ndalet me kaq…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bayern munichut kapiteni manuel neuer manuel neuer një legjendë si oliver kahn bayern munichut kapiteni manuel neuer manuel neuer një legjendë si oliver kahn

Sondazh

Poll