Sport

Mane, djall dhe engjëll. Senegal fiton Kupën e Afrikës,Egjipti mundet nga penalltitë

6 Shkurt 2022, 22:09 Nga DOSJA
Mane, djall dhe engjëll. Senegal fiton Kupën e Afrikës,Egjipti

AFRIKËS– Senegali kurorëzohet si kampion i Afrikës. Një finale emocionuese përballë Egjiptit ku kryefjala ishte përballja mes dy shokëvë të skuadrës së Liverpool, Salah-Mane. Ndeshja përfundoi me rezultatin 0-0 ndërkohë që në penallti Senegali u tregua më i saktë se Egjipti duke ngritur kështu edhe trofeun për herë të parë në qiell.

Megjithatë, në minutën e shtatë, Mane kishte mundësinë të shënonte por zhgënjeu nga pika e bardhë e penalltisë pasi nuk arriti dot të realizonte golin që do të çonte Senegalin në avantazh.Kështu, 90 minutat e rregullta përfunduan me rrjeta të parpekura dhe ekipet shkuan në shtesa. Por edhe në dy pjesët e shtuara, nuk pati fitues. Asnjë nga ekipet nuk arriti dot të çonte sërish topin në rrjetë.

Kështu, u nevojit “ruleta ruse” për të caktuar fituesin. Nga penalltitë u treguan më të saktë lojtarët e Senegalit që realizuan 4 gola në raport me 2 që u shënuan nga shokët e skuadrës së Salah.Kështu, Senegali mposht Egjiptin në finalen e Kupës së Afrikës dhe kurorëzohen si mbreti i atij kontinenti. Ky është trofeu i parë për Senegalin ndërkohë që Egjipti e ka fituar trofeun shtatë herë.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport egjipt kupa e afrikes mane senegal egjipt kupa e afrikes mane senegal

Sondazh

Poll