Sport

Te Evertoni, ‘jetë kazerme’: Futbollisti gjobitet edhe… për lidhjen e këpucëve!

7 Shkurt 2022, 05:47 Nga DOSJA
Te Evertoni, ‘jetë kazerme’: Futbollisti gjobitet edhe…

ANGLI – Kur rregullat e përbashkëta vendosen në një ekip, kushdo që nuk i respekton ato paguan. Kjo është mënyra e vetme për t’i vendosur të gjithë në të njëjtin nivel, pa favorizime.

Sigurisht, siç na mëson historia e Balotellit te Manchester City, ka edhe nga ata që nuk e kanë problem të shpenzojnë qindra mijëra euro, për të mbërritur vonë, ose për të luajtur videolojëra deri në orët e vona të natës.

Me pak fjalë, gjobat zakonisht janë një gjë e mire, një mënyrë për t’i mbajtur të gjithë në linjë. Por ka edhe disa trajnerë që llogarisin shumë sanksionet e brendshme… Kur para disa vitesh doli lista e gjobave te Chelsea e Lampard, për shembull, shumë u hutuan.

DISIPLINA – Në Cobham kishte penalitete praktikisht për çdo gjë, nga vonesa në stërvitje e deri te përdorimi i celularit në darkë, me shifra që varionin nga një mijë paund deri në njëzet mijë. Tani që Franki është trajneri i Evertonit, lojtarët me siguri prisnin të përmbushnin të paktën rregulla të veçanta. Ato që u aplikuan për Chelsean, për shembull, duke përfshirë detyrimin për të mos u vonuar as një sekondë para ndeshjes. Dhe, siç raporton me ironi “Sun”: Kini kujdes edhe të lidhni këpucët, sepse në regjimin e ri… mund të jetë problem nëse ju vonon.

KËPUCËT – Tabloidi shpjegon, se në ditën e parë të stërvitjes së Everton, një futbollist është gjobitur për vonesën në takimin pas drekës. Vonesa e lehtë, shumë e vogël, për shkak të nevojës për të lidhur këpucët. Por jo aq, sa për të bindur Lampardin e papërkulur, i cili i tha lojtarit në fjalë, që t’i përgatiste paratë dhe se dëshironte t’i shikonte të nesërmen në tryezën e tij. Ndaj eksperienca te Chelsea, e cila nuk përfundoi shumë mirë, duket se nuk e ka bërë ish-mesfushorin të ndryshojë mendje. Pothuajse… jeta e kazermës vazhdon edhe te Everton. Megjithatë, thotë “Sun”, lojtarët duket se e kanë vlerësuar. Sigurisht, derisa të vijë radha secilit prej tyre për të paguar gjobën për një vonesë prej disa sekondash…

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ashley cole i bashkohet frank lampardit te everton është pjesë e evertonit që nga viti 2017 historia e balotellit te manchester city lista e gjobave te chelsea e lampard marrëveshje me everton ndaj eksperienca te chelsea raporton me ironi “sun” tani që franki është trajneri i evertonit ashley cole i bashkohet frank lampardit te everton është pjesë e evertonit që nga viti 2017 historia e balotellit te manchester city lista e gjobave te chelsea e lampard marrëveshje me everton ndaj eksperienca te chelsea raporton me ironi “sun” tani që franki është trajneri i evertonit

Sondazh

Poll