Sport

Vlahovic dhe Zakaria lënë menjëherë gjurmë, Juve mund Veronën dhe sheh Championsi-n

6 Shkurt 2022, 21:48 Nga DOSJA
Vlahovic dhe Zakaria lënë menjëherë gjurmë, Juve mund

ITALI- Vlahovic-Zakaria. Janë pikërisht dy blerjet e janarit që i japin fitoren Juventusit në javën e 24-të të Serie A. Skuadra torineze mundi Veronën me shifrat 2-0 dhe ngjitet kështu në vendin e katërt duke përfituar nga gabimi i Atalantës që u mund me Cagliarin. Dusan Vlahovic bëri atë që të gjithë presin, debutoi me gol që në minutën e 13-të të ndeshjes me një parabolë. Sulmuesi serb kishte rrezikuar edhe më parë.

Bardhezinjtë janë cinikë tani dhe shënojnë, një problem që Allegri e ka vënë në dukje shpesh në pjesën e parë të sezonit. Me Vlahovic ka një lojtar goli në skuadër.

Debutim fantastik edhe për Denis Zakaria, mesfushori i blerë nga Borussia M’Gladbach, i cili nuk fali pas një pasimi perfekt të Morata. Mesfushori e çoi topin në rrjetë me një goditje diagonale dhe i mbylli llogaritë në minutën e 61’ të të takimit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport juventus verona vlahovic juventus verona vlahovic

Sondazh

Poll