Sport

80 minuta lojë dhe dy herë mund të kishte shënuar, nata madrilene e Uzunit

6 Shkurt 2022, 22:26 Nga DOSJA
80 minuta lojë dhe dy herë mund të kishte shënuar, nata

SPANJË– Myrto Uzuni debutoi në La Liga me fanellën e Granadës. Mund të konsiderohet special për vetë faktin se luajti ndaj Real Madrid dhe në mitikun “Santiago Bernabeu”, por për fat të keq skuadra e tij nuk mori asnjë pikë përballë kryesuesve të kampionatit spanjoll.

Në pjesën e parë sulmuesi beratas u shfaq në dy mundësi, fillmisht përballë Curtois, duke goditur fillimisht lehtë në duart e portierit belg e më pas duke mos arritur që me kokë të devijonte një harkim të mirë nga e djathta në rrjetë.

Në minutën e 74’ skuadra e Granadëds u dorëzua kur Asensio shënoi duke zgjidhur një takim që u duk sikur po shkonte në barazim.Uzuni la fushën e lojës në minutën e 80 të duelit, teksa Granada provoi të shtynte para, por pa sukses.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport granada real madrid uzuni granada real madrid uzuni

Sondazh

Poll