Sport

Asist e gol, Messi rigjen formën ndaj kampionëve të Francës. PSG, 5 gola Lille!

6 Shkurt 2022, 21:57 Nga DOSJA
Asist e gol, Messi rigjen formën ndaj kampionëve të Francës.

FRANCË– PSG mposht me shifrat 5-1 kampionët e Francës, Lille, përballje e vlefshme për javën e 23-të të Ligue 1. Një takim që u zgjidh shpejt nga kryeqytetasit të cilët në minutën e 10’ shënuan golin e parë me anë të Danilos, ndërsa kundërpërgjigja e vendasve erdhi vetëm 18 minuta më pas, me Botman që i dha barazimin momental ekipit të Lille.

Ndërsa më pas një asist i Messit në minutën e 32’ bëri që Kimpembe të shënonte golin e avantazhit. Pjesa e parë e kësaj ndeshje përfundoi me rezultatin 1-3, me yllin argjentinas, Lionel Messin, i cili shënoi duke treguar një formë të jashtëzakonshme. Në pjesën e dytë, Danilo do të shënonte sërish në minutën e 51’, ndërsa Mbappe shënoi golin e fundit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport lille psg lille psg

Sondazh

Poll