Aktualitet

Akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, burgoset për 18 muaj shqiptari në Francë

6 Shkurt 2022, 15:04 Nga DOSJA
Akuzohet për trafik të lëndëve narkotike, burgoset për

FRANCË- Një 46-vjeçar shqiptar, i arrestuar në kufirin Franko-Luksemburg, u dënua në Francë për trafik të lëndëve. DNA shkruan se Gjykata e Mulhouse e dënoi shqiptarin me 1 vit e 6 muaj burg për trafik droge, për të cilin fillimisht ishin në shënjestër protagonistë të tjerë. Në shtëpinë e tij u sekuestruan afro 600 gr përzierje heroine dhe produkte prerëse.

Është pak si mali që lind një mi”, komentoi kryetarja e trupit gjykues Christine Schlumberger, duke iu referuar çështjes së 46-vjeçarit shqiptar, të gjykuar për gjashtë vepra penale që datojnë në vitet 2017-2018: blerje, posedim, ofertë ose transferim, transport, import dhe eksport i lëndëve narkotike.

Hetimi fillestar, i cili përfshinte oficerë policie gjermane dhe franceze, ka të bëjë vërtet me protagonistë të tjerë, të cilët në fund nuk u ndoqën penalisht.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne france christine schlumberger arrestohet shqiptari ne france christine schlumberger

Sondazh

Poll