Aktualitet

Vrasja e tifozit grek! I dyti s’gjendet,Policia:Ka kaluar në Shqipëri,s’ekstradohet

6 Shkurt 2022, 07:39 Nga DOSJA

ATHINË– Shqetësim dhe ankth duket se ka shkaktuar tek Policia greke zhdukja e 20-vjeçarit shqiptar që kërkohet për vrasjen e tifozit 19-vjeçar, Alkis Kampanos në Selanik disa ditë më parë. Mediat greke raportojnë se autoritetet janë të shqetësuara për faktin se ai nuk po duket pasi mendohet se ka kaluar ilegalisht kufirin e po fshihet në Shqipëri. 20-vjeçari, Rogers Demirazi deri më tani nuk akuzohet për vrasje, por dyshohet se ka marrë pjesë në masakrimin me thika të të riut grek në mes të Selanikut.

“Ai është i dyshuar por jo i akuzuar. Ndaj tij nuk është lëshuar asnjë urdhër-arresti dhe as nuk mund të konsiderohet si person i arratisur ende. Por ka dyshime të forta se ai ka shkuar në Shqipëri për t’u fshehur. Nëse ka ndodhur kështu, s’do ekstradohet kurrë në Shqipëri,”-bëjnë me dije burime të mediave greke.

Por nuk e kanë lënë me kaq! Autoritetet i janë futur me “kokë” kontrollit në rrjetet e tij sociale, ku pretendojnë se quan veten “të jashtëligjshëm”, ndërsa i kanë nxjerrë edhe foto me tifoza shqiptarë. 20-vjeçari shfaqet në një foto të realizuar në shkurt 2016 duke pozuar me nacionalistët shqiptarë, grupim i njohur si “Illyrian Elite”, i njohur për mbështetjen ndaj kombëtares shqiptare. 

Gjithashtu një tjetër detaj që bie në sy tek të gjitha lajmet e mediave greke lidhur me këtë çështje, është fakti se asnjëherë nuk i referohen me emra shqiptarëve, por vetëm me moshë dhe termin “shqiptari/ I huaji”.

Por si ndodhi ngjarja që ka tronditur vendin fqinjë?

Mëngjesin e ditës së martë, 10 ultras të “Bicepsit të Veriut” sulmuan Alkis Kampanos dhe dy miqtë e tij, të tre tifozë të klubit të njohur helen AEK. 23-vjeçari  shqiptar, Afksendos Çarçiu (Tzarziu) i cili ka dalë edhe para Gjykatës.

Ngjarja e rëndë u fiksua nga kamerat rreth vendngjarjes. Arrestimi i vrasësit u bë i mundur nga identifikimi i targave të njërës prej automjeteve, ndërsa mediat në Greqi e konsiderojnë shqiptarin e arrestuar një nga huliganët më të rrezikshëm në vend. 23-vjeçari por tani kërkohet miku i tij.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet afksendos çarçiu (tzarziu) alkis kampanos rogers demirazi vrasja e tifozit ne greqi afksendos çarçiu (tzarziu) alkis kampanos rogers demirazi vrasja e tifozit ne greqi

Sondazh

Poll