Aktualitet

Ishte në kërkim nga Policia,31-vjeçari u jep para efektivëve…s’i ecën e arrestohet

6 Shkurt 2022, 13:47 Nga DOSJA
Ishte në kërkim nga Policia,31-vjeçari u jep para

ELBASAN- Një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim ka tentuar që t’u shpëtojë prangave të efektivëve duke i korruptuar me para. Sipas njoftimit të bërë nga Policia e Elbasanit, mësohet se 31-vjeçari i identifikuar vetëm me inicialet M.M., në momentin e ndalimit për kontroll i ka dhënë punonjësit të policisë një kartëmonedhë 5.000 lekëshe. Ndërkohë që ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga vendi i ngjarjes pasi kishte shkaktuar një aksident në Lushnje, ndërsa mbi të rëndojnë dy vepra penale. Ajo për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, por pritet që t’i shtohet edhe ofrimi i ryshfetit ndaj efektivëve të Policisë.

NJOFTIMI I POLICISË:

“Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në fshatin Karbunar Lushnje, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi në momentin e ndalimit për kontroll nga sherbimet Operacionale pranë DVP Elbasan, i ka dhenë punonjësit të policis një kartmonedhë 5.000 lekë, e cila sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Policisë Lushnje, për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elbasan policia e elbasanit elbasan policia e elbasanit

Sondazh

Poll