Aktualitet

Banorët ende jashtë, kryebashkiakja e Kurbinit: Do i dorëzojmë çelësat, duhet VKM

6 Shkurt 2022, 13:28 Nga DOSJA
Banorët ende jashtë, kryebashkiakja e Kurbinit: Do i

LAÇ– Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Shqalsi Cara ka dhënë të gjitha sqarimet lidhur me akomodimin e banorëve në banesat e ndërtuara në kuadër të rindërtimit. Për vonesën e dorëzimit të çelësave, me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiakja sqaron të gjithë procedurën që do të ndiqet, deri te dorëzimi i çelësave. Ndërsa sqaron se një gjë e tillë ndodh vetëm kur Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin.

“Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin. Vetëm pas daljes së këtij vendimi, Bashkia Kurbin bën dorëzimin e çelësave të apartamenteve tek banorët përfitues sipas listave të dala nga shorti publik për shpërndarjen e këtyre apartamenteve dhe kryen të gjitha procedurat administrative për hartimin e kontratës së dhurimit, ku çdo qytetar do të marrë certifikatën e pronësisë në emër të tij dhe do të ketë mundësinë ta trashëgojë atë pronë brez pas brezi. Gjithësecili prej jush duhet të kuptojë se i gjithë ky proces ka qënë i jashtëzakonshëm, i panjohur më parë për të gjithë ne,”-shkruan ajo ndër të tjera.

SQARIM PËR TË GJITHË PËRFITUESIT E NJËSIVE TË BANIMIT NË ZONËN 1/1 PËR ZHVILLIM-LAÇ

Marrë shkas nga shqetësimi i disa qytetarëve që janë përfitues të apartamenteve në kuadër të procesit të rindërtimit të zonës 1/1 për zhvillim, në Laç, në lidhje me vonesën e dorëzimit të çelësave të apartamenteve të përfituara prej tyre, sqaroj si më poshtë: Pas marrjes në dorëzim të lagjes së re dhe inventarizimit të të gjithë pronës nga donatori (TOKI-Qeveria Turke) tek Enti Kombëtar i Banesave, i cili është njësi zbatuese për këtë zonë sipas VKM nr. 46, datë 22.01.2020, ky i fundit ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Rindërtimit gjithë dokumentacionin përkatës dhe më pas ky Komision ka marrë Vendimin nr. 99, datë 04.02.2022, me të cilin i kërkon Këshillit të Ministrave kalimin në pronësi të gjithë apartamenteve Bashkisë Kurbin. Për këtë çështje, ditën e mërkurë, datë 9 Shkurt 2022, Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin. Vetëm pas daljes së këtij vendimi, Bashkia Kurbin bën dorëzimin e çelësave të apartamenteve tek banorët përfitues sipas listave të dala nga shorti publik për shpërndarjen e këtyre apartamenteve dhe kryen të gjitha procedurat administrative për hartimin e kontratës së dhurimit, ku çdo qytetar do të marrë certifikatën e pronësisë në emër të tij dhe do të ketë mundësinë ta trashëgojë atë pronë brez pas brezi. Duke e mirëkuptuar padurimin tuaj për t’u rikthyer në ato apartamente aq të bukura dhe aq komode, sqaroj gjithësecilin prej jush se ndjekja me përpikmëri e procedurave administrative, të cilat marrin kohën e tyre, është në të mirë të të gjithë palëve të përfshira në këtë proces. Kam qënë në çdo moment deri më tani e do të jem gjithmonë krah çdo bashkëqytetari, por gjithësecili prej jush duhet të kuptojë se i gjithë ky proces ka qënë i jashtëzakonshëm, i panjohur më parë për të gjithë ne, dhe çdo gjë bëhet në të mirë të qytetarëve dhe përfitimit të pronës prej tyre sipas çdo rregulli e ligji të Republikës së Shqipërisë.

Deri më tani kanë kaluar 20 ditë nga dita kur u inauguruan 522 banesa në kompleksin e ri të Laçit, ku i pranishëm ishte edhe presidenti turk Recep Tajip Erdogan. Por deri më tani, banorët që përfituan shtëpi nga shorti i hedhur në fund të vitit të shkuar, ende nuk janë strehuar.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike laç majlinda cara rindertimi ne lac laç majlinda cara rindertimi ne lac

Sondazh

Poll