Aktualitet

Iu dogj shtëpia në Bulqizë, banorja: Shkak, linjat elektrike të amortizuara

6 Shkurt 2022, 14:29 Nga DOSJA
Iu dogj shtëpia në Bulqizë, banorja: Shkak, linjat elektrike

BULQIZË– Vjola Dema, një prej banorëve të kompleksit të banesave në Bulqizë. Në një prononcim për mediat, Dema pretendon se shkak i flakëve janë bërë linjat elektrike të amortizuara, të cilat nuk u rregulluan në kohë nga autoritetet.

“Sot kishin për të marrë komshinjtë kufomën time. Më fal se…Të punosh gjithë jetën dhe të digjet për 5 minuta, kësaj si i thonë. Merr restauron linjën e elektrikut se kanë qenë shumë të amortizuara, po patët mundësi thashë hajde shiheni njëherë, jo do vijmë sot jo do vijmë nesër, kur erdhën vetëm e kapi me një kapëse aty. Edhe boll. Me përtesë po erdhën. Unë kam marrë flakë e para. I njoftova me sekonda, njoftova Jetonin që kam përballë, ec i thash se u dogjëm, ishin në gjumë. Ora 12:30 e natës ishte…U bë kjo tani. E shkuar e harruar,”- thotë Vjola Dema, banore në një prej katër godinave të djegura.

LAJMI KRYESOR: Shkrumbohet banesa në Bulqizë, 4 familje mbeten në jashtë. Bashkia: Do u japim qira

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize vjola dema zjarr ne bulqize bulqize vjola dema zjarr ne bulqize

Sondazh

Poll