Aktualitet

PD ironizon Berishën: Çdo votë për shtëpinë e Ilirit, është votë për Ramën

6 Shkurt 2022, 12:54 Nga DOSJA
PD ironizon Berishën: Çdo votë për shtëpinë e

TIRANË- Partia Demokratike ka ironizuar koalicionin mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe LSI-së për zgjedhjet e 6 marsit. Me anë të një postimi në Facebook, PD-shkruan se Berisha po manipulon demokratët, pasi kandidatët e ‘shtëpisë së Ilirit’, siç e quajnë ata përfaqësojnë Metën dhe Ramën, por jo demokratët. Në postim gjithashtu shkruhet se Berisha dhe kandidatët e tij janë pjesë e LSI-së edhe pse u vjen turp të anëtarësuhen në këtë parti.

Postimi i Plotë:

Sali Berisha vazhdon të manipulojë demokratët. Kandidatët e shtëpisë së Ilirit sot përfaqësojnë Ilir Metën dhe nuk kanë asnjë lidhje me PD.
Disa njerëz nga Shtëpia e Ilirit e kanë të vështirë të heqin dorë nga e kaluara e tyre, por çdo votë për këtë shtëpi është votë për pazarin e radhës Meta-Rama. Shqiptarët e dinë shumë mirë që Parti Demokratike është një, dhe LSI një gjë tjetër.

Sali Berisha dhe kandidatët e tij janë  tashmë pjesë e LSI-së dhe ndonëse duket që u vjen turp nga anëtarësimi në këtë parti, ata nuk i lidh me asgje me PD, sado mashtrojnë duke përdorur emrin dhe simbolet e saj. Demokratët e dinë se si Ilir Meta ka përdorur pushtetin dhe votat e tyre për pazarin me Edi Ramën ne 2013. Sot po bën të njëjtën gjë. Prandaj kush zgjedh Metën dhe Berishën, mban Ramën!

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet pd sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 pd sali berisha zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll