Aktualitet

‘O lekët, o…’/Morën peng e i dhunuan 2 vetë në Berat, arrestohen 3 persona (EMRAT)

6 Shkurt 2022, 13:00 Nga DOSJA
‘O lekët, o…’/Morën peng e i dhunuan 2 vetë

BERAT– 3 persona janë arrestuar në Berat pasi akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë dhunuar një 39-vjeçar dhe një 40-vjeçar. Në prangat e Policisë së Shtetit kanë përfunduar Hamit Kanani, Arben Bilçari, Edmond Hoxha. Të tre janë prangosur për ngjarjen e rëndë të ndodhur në lagjen ‘Uznovë’ në qytetin e Beratit, ku “viktimat” janë identifikuar me inicialet L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç.

Në rrethana që janë ende ta pasqaruara, mësohet se të dy i kanë marrë para borxh, por nuk dihet se cilit prej të arrestuarve. E në pamundësi për t’i marrë mbrapsht, i kanë futur në një makinë dhe i kanë çuar në periferi të qytetit, aty ku edhe i kanë dhunuar fizikisht për disa orë në mënyrë që të merrnin paratë e tyre. Por kjo nuk ka ndodhur, ndaj sapo i kanë lënë të lirë, të dhunuarit kanë shkuar dhe kanë bërë menjëherë denoncim në Polici. 

NJOFTIMI I PLOTË:

I hoqën lirinë dhe ushtruan dhunë ndaj dy shtetasve, arrestohen 3 autorët. Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.K, 27 vjeç, A.B., 57 vjeç, dhe E.H.,53 vjeç, të tre banues në lagjen “Uznovë”, Berat. Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Uznovë”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta, i kanë hequr lirinë dhe i kanë dhunuar fizikisht shtetasit L.B., 39 vjeç dhe B.H., 40 vjeç, të dy banues në lagjen “30 vjetori”, Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arben bilçari berat edmond hoxha hamit kanani policia e shtetit arben bilçari berat edmond hoxha hamit kanani policia e shtetit

Sondazh

Poll