Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Bulqizë, 4 familje mbeten në jashtë. Bashkia: Do u japim qira

6 Shkurt 2022, 07:58 Nga DOSJA
Shkrumbohet banesa në Bulqizë, 4 familje mbeten në jashtë.

BULQIZË– Zjarri ka shkrumbuar plotësisht një godinë banimi në lagjen e vjetër të Bulqizës, duke lënë në “qiell të hapur” 4 familje. Flakët kanë nisur gjatë mbrëmjes së djeshme, duke e shkrumbuar totalisht, megjithatë fatmirëisht nuk ka asnjë të lënduar tek banorët e saj. Të gjithë banorët kanë shpëtuar mrekullisht pasi janë nxjerrë në kohë nga fqinjët e tyre që pikasën zjarrin të parët, ndërsa dyshimet e para i kanë tek luhatjet e tensionit të energjisë elektrike. Megjithatë ky nuk është versioni zyrtar, pasi Policia ka nisur hetimet për rastin në fjalë, por ende nuk ka një pistë të shkaqeve të rënies së zjarrit. Sa i përket strehimi të tyre, duket se Bashkia e Dibrës ka vendosur që të bëjë detyrën duke u ofruar bonus qiraje. Por ende nuk ka një plan afatgjatë për akomodimin e tyre në një banesë të përhershme.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Iu dogj shtëpia në Bulqizë, banorja: Shkak, linjat elektrike të amortizuara

Digjet godina ku strehoheshin 4 familje, Bashkia Bulqizë: Do u paguajmë qiranë

Iu shkrumbua shtëpia në mesnatë, kryefamiljari: Njerëzit m’i nxorri jashtë fqinji

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bulqize zjarr ne bulqize bulqize zjarr ne bulqize

Sondazh

Poll