Aktualitet

Shembja e banesave/Protesta tek Kryeministria, fëmijët-Ramës:Mos na i prish shtëpitë

6 Shkurt 2022, 11:09 Nga DOSJA
Shembja e banesave/Protesta tek Kryeministria, fëmijët-Ramës:Mos

TIRANË– 2 ditë kohë i kanë dhënë qytetarët qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama për të marrë një përgjigje zyrtare për shembjen e banesave të tyre, ndryshe do të futen në grevë urie. Vendi ku do të mbahet greva e urisë është poshtë zyrës së Edi Ramës në godinën e Kryeministrisë. Sot, për një orë, duke nisur nga ora 12:00, banorët e zonës “5 maji”, Paskuqan, Kamëz dhe Laprakë, qytetarët kërkuan edhe njëherë kontrata të rregullta para shembjes së banesave të tyre.

Me pankarta në duar, e më fëmijët para efektiëve të Policisë së Shtetit që formuan kordon për të mbrojtur godinën, kërkuan që të mos u prishnin shtëpitë. Por për një moment protesta u udhëhoq nga fëmijët e tyre, të cilët me megafon dhe me lot në sy i drejtuan thirrjen e tyre kreut të qeverisë, madje në fund i lanë edhe vizatime në shkallët e godinës. Gjithashtu, banorët kanë ngritur akuza kundrejt Aluizmit, ata thonë se ky institucion ua ka hequr shtëpitë nga procesi i legalizimit që kur është marrë njoftimi se do kalojë projekti i ‘Unazës së Madhe’.

E po ashtu, kanë paralajmëruar se nuk do të dalin nga banesat e tyre, e në datën 22 shkurt, nëse nuk do të veprohet në bazë të ligjeve të Kushtetutës, do të vendosin në funksion ato të Kanunin. Duke paralajmëruar kështu edhe gjakderdhje.

Më 19 janar Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ndërmori aksionin për prishjen e banesave në zonën e 5 majit në Tiranë duke i hapur rrugën procesit të rindërtimit. Në total, preken 430 në total nga projekti i rindërtimit. Ndërkohë që banorët thonë se kontrata e Bashkisë nuk është sipas ligjit pasi nuk kanë asnjë detaj se si do të marrin shtëpi, por nga ana tjetër, kryebashkiaku Erion Veliaj pretendon se të gjithë do të përfitojnë të njëjtët metra katrorë që kanë aktualisht. Megjithatë në kontratë kjo kërkesë  nuk reflektohet në asnjë pikë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

ULTIMATUMI: Na ktheni përgjigje për 2 ditë, ndryshe grevë urie tek Kryeministria

FT E DITËS! Protesta/ Vogëlushi i “rrëmben” zemrën efektivit, shefi i puth faqen

Si u ndryshua gjurma e rrugës:DOKUMENTI tregon fabrikën që devijoi projektin “Unaza”

Protesta- ME FOTO: Mesazh paqeje për Ramën, fëmijët ulen në rrugë, nisin vizatojnë

‘Do e zgjidhim me KANUN’/ Poshtë zyrës, banori-Ramës: Nëse më prish shtëpinë…

Banorët e Tiranës para Kryeministrisë, qytetari: Do ketë protesta të dhunshme

Protestuesi i bën OFERTËN Ramës: Të flemë në Kryeministri ne? Se ngelëm rrugëve

I PREKU TË GJITHË! Vogëlushi thirrje Ramës: O xhaxhi Edi, mos ma prish shtëpinë!

‘Më prishet shtëpia’/Protesta tek Kryeministria, banori: Duam datë,kur marrim pronën

(I.A;k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll