Aktualitet

Tahiri e kishte denoncuar gjyqtarin që e futi në burg, Maks Haxhia: E harruam!

6 Shkurt 2022, 11:56 Nga DOSJA
Tahiri e kishte denoncuar gjyqtarin që e futi në burg, Maks Haxhia: E

TIRANË– Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri u dënua 2 ditë më parë nga Apeli i GJKKO për 3 vite e 4 muaj burg, vendim që iu komunikua nga gjyqtari i Apelit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Engert Pëllumbi. Por ky i fundit nuk është i panjohur për Tahirin, pasi vetë ministri, në vitin 2014 përgatiti një listë gjyqtarësh për të cilët kërkoi ndëshkim. I pyetur nga Report Tv në lidhje me këtë përplasje të shkuar mes gjyqtarit dhe Tahirit, avokati mbrojtës Maks Haxhia pretendon se këtë detaj nuk e kanë kujtuar në kohë. Sipas tij, ka qenë media që e ka risjellë si fakt, që ndoshta do të mund të ndryshonte rrjedhën e historisë për klientin e tij.

“Natyrisht nëse do kishim dijeni për një fakt të tillë para ose gjatë seancës së gjykimit të çështjes absolutisht që do kërkonim përjashtimin edhe pse ishte detyrimi ligjor i vet gjyqtarit që të jepte dorëheqje”, ka thënë Haxhia. Po sipas avokatit Haxhiaj vëllai i gjyqtarit tjetër të trupit gjykues Florjan Kalaja, Aulon Kalaja është anëtar i Këshillit kombëtar të PD dhe në fillesat e bërjes publike të çështjes penale në ngarkim të Tahirit ka qenë angazhuar publikisht kundër ish-ministrit.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg, por për shkak se ish-ministri përfiton nga procedura e gjykimit të shkurtuar, ndaj dhe dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Megjithatë ndoshta do të kishte shkuar ndryshe me një trupë tjetër gjykuese.

Përplasja e Tahirit me Pëllumbin?

Tahiri ishte ministër dhe Reforma në Drejtësi po kapte kulmin e saj, kur përpiloi një listë të zezë, ku futej edhe emri i Pëllumbit. Dhe sot, për ironi të fatit, i njëjti gjyqtar që do të duhet të ishte sipas Tahirit jashtë sistemit të drejtësisë, ka ngulur këmbët thellë në sistem, duke i “djegur” tani socialistit karrierën politike.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet denohet saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit maks haxhia saimir tahiri denohet saimir tahiri gjyqi i saimir tahirit maks haxhia saimir tahiri

Sondazh

Poll