Aktualitet

VD E DITËS! Protesta/ Vogëlushi i “rrëmben” zemrën efektivit, ‘shefi’ i puth faqen

6 Shkurt 2022, 12:29 Nga DOSJA
VD E DITËS! Protesta/ Vogëlushi i “rrëmben”

TIRANË– Fëmijët kanë aftësinë që të zbusin çdo zemër! Pasi vizatuan shtëpi në disa fleta të bardha, teksa familjarët e tyre protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre, në 4 zona të Tiranës, fëmijët ua drejtuan efektivëve të Policisë. Të gjithë bashkë shkuan pranë kordonit që mbronte Kryeministrinë nga qytetartët, por një moment u pikas nga Dosja.al.

Në momentin që një prej të miturve i drejtoi pikturën e tij një efektivi, ai e mori letrën dhe e puthi në faqe djalin e vogël. Edhe pse me uniformë veshur s’do të thotë që nuk ka ndjenja e nuk preket nga apeli i të vegjëlve që duan shtëpitë e tyre. Ndërkohë që fëmijët vizatonin, banorët e “5 majit’, Laprakës dhe ata të Kamzës e Paskuqanit u mblodhën sërish në protestë përpara Kryeministrisë, duke i bërë thirrje për drejtësi kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, që t’u japin shtëpi të reja me të njëjtat metra katrorë që ata kanë. Ose ti dëmshpërblejnë me çmimin e tregut.

LAJMI KRYESOR: Shembja e banesave/ Protesta tek Kryeministria, fëmijët-Ramës: Mos na i prish shtëpitë

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022 zgjedhjet e pjesshme 6 mars 2022

Sondazh

Poll