Sport

LA LIGA/ Rakitic “tradhëton” Sevillan, gabon nga pika e bardhë: 0-0 me Osasunën…

6 Shkurt 2022, 06:53 Nga DOSJA

SPANJE – Në javën e njëzetë e tretë të La Liga-s, Sevilla shënoi barazimin e tretë radhazi, duke mos kaluar përtej 0-0 ndaj Osasunas dhe duke humbur një penallti në minutën e 93-të me Rakitic.

Ky rezultat favorizon Real Madridin, gjithmonë i pari në renditje me +3 pikë dhe me një ndeshje më pak se andaluzët.

Lojë e komplikuar për formacionin e Lopeteguit, i cili pas 6 minutash humbet Montiel, i zëvendësuar nga Jesus Corona. Mysafirët vihen në zotërim të topit, por portieri i Osasunas do të jetë protagonist i ndeshjes.

Në të 90-ën, Sanchez prek me këmbë Brenda zonës Kounde dhe gjyqtari pas rishikimit në VAR, akordon penalltinë. Ish-mesfushori i Barcelonës, ​​Ivan Rakitic shfaqet te pika e bardhë. Por portieri Herrera e hipnotizon kroatin dhe ruan 0-0, i cili gjithashtu i rezistoi rrethimeve të fundit të andaluzëve.

Barazimi i tretë radhazi, për Sevillan, e cila shkon në 47 pikë, pra në -3 nga skuadra e Ancelottit, të cilët mbeten të parët dhe me mundësinë, që sot në “Bernabeu” do të përballen me Granadën. Ndërkohë Osasuna arriti një pikë shumë e çmuar, e cila ngjitet në kuotën e 29 pikëve dhe ngacmon përkohësisht Valencian.

Suksese të rëndësishme arritën në ndeshjet e kësaj jave edhe Elche, Mallorca dhe Celta Vigo, që fitojnë përkatësisht Alaves (3-1), Cadiz (2-1) dhe Rayo Vallecano (2-0).

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport autobusi i real madridit ivan rakitic la liga spanjolle skuadra andaluze e sevillas autobusi i real madridit ivan rakitic la liga spanjolle skuadra andaluze e sevillas

Sondazh

Poll